Kategoritë që përjashtohen/ Si do të llogaritet taksimi për pronat e dhuruara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taksimi 15% për pronat e paluajtshme të dhuruara përtej trashëgimtarëve të parë dhe të dytë do të llogaritet sipas çmimit të blerjes.

Udhëzimi për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton se në rastin e pasurisë së paluajtshme që është fituar me trashëgimi ose dhurim, ose heqje dorë nga pronësia, çmimi i blerjes për qëllime tatimore është vlera e tatueshme e pasurisë të dhuruar ose trashëguar në momentin e marrjes e përcaktuar sipas praktikave në fuqi.

“Kjo vlerë zbatohet në rastet kur transaksioni pasues mbas trashëgimisë / dhurimit / heqjes dorë, në thelb ka përsëri natyrë dhurimi / trashëgimie/heqje dorë, dhe ka një akt të ligjshëm trashëgimie/dhurimi/heqje dore për përfituesit ligjorë, sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil.

Në çdo rast apo formë tjetërsimi ndryshe sa më lart, çmimi i blerjes do të jetë i barabartë me shumën që ka paguar përfituesi në atë transaksion, dhe nëse nuk ka paguar për shkak të përjashtimit ligjor nga tatimi, ajo shumë do të jetë zero”.

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat përjashton tatimin e pasurive të paluajtshme të dhuruara te trashëgimtarët e radhës së parë dhe të dytë.

Për pronat e trashëguara apo dhuruara te trashëgimtarët përtej radhës së parë dhe të dytë të përcaktuara në Kodin Civil pasuria do të tatohet 15% e llogaritur me çmimin e blerjes. Por, sipas ligjit të ri, pronat e dhuruara përtej trashëgimtarëve të parë dhe të dytë nuk taksohen për vlerën e tyre nga 1 deri 5 milionë lekë.

Për kontabilistët vendosja e tatimit me fashë te pasuritë, pas brezit të parë dhe të dytë të trashëgimtarëve është një praktikë që ndiqet edhe nga disa vende europiane.

Neni 60 i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”

Tatimi i trashëgimisë, dhuratave dhe fitimeve nga lojërat e fatit

Trashëgimia në zbatim të këtij neni përfshin pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara si rezultat i kalimit për shkak të vdekjes nga personi i vdekur tek trashëgimtarët e tyre, pasi janë zbritur detyrimet e trashëgueshme.

Lexo edhe :  Flet motra e Eglit pas takimit me të, tregon sekretin që askush nuk e ka ditur

Përjashtohen nga tatimi:

a) dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë (Neni 360 Kodi Civil) dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla;

b) dhurimet dhe trashëgimitë të marra përveç atyre të përcaktuara në shkronjën “a” deri në 5,000,000 lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme dhe deri në 1,000,000 lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues;

c) kalimi i së drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, përkatësisht nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme e fituar në bazë të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, i ndryshuar.

Udhëzimi

Të ardhurat e tatueshme nga investimi për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme

17.1 Procedurat e llogaritjes së të ardhurave, kostove dhe fitimeve, sipas rasteve dhe nënrasteve, në lidhje me fitimet kapitale që lidhen me tjetërsimin e pasurive të paluajtshme nga individët, sqarohen në udhëzimin e ministrit përgjegjës për Financat dhe drejtuesit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

17.2 Në rastin e pasurisë së paluajtshme që është fituar me trashëgimi ose dhurim, ose heqje dorë nga pronësia, çmimi i blerjes për qëllime tatimore është vlera e tatueshme e pasurisë të dhuruar ose trashëguar në momentin e marrjes e përcaktuar sipas praktikave në fuqi.

Kjo vlerë zbatohet në rastet kur transaksioni pasues mbas trashëgimisë / dhurimit / heqjes dorë, në thelb ka përsëri natyrë dhurimi / trashëgimie/heqje dorë, dhe ka një akt të ligjshëm trashëgimie/dhurimi/heqje dore për përfituesit ligjorë, sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil.

Në çdo rast apo formë tjetërsimi ndryshe sa më lart, çmimi i blerjes do të jetë i barabartë me shumën që ka paguar përfituesi në atë transaksion, dhe nëse nuk ka paguar për shkak të përjashtimit ligjor nga tatimi, ajo shumë do të jetë zero. /Monitor/   S.M

Të fundit

Juristi Romeo Kara paralajmëron aksione dhe arrestime të reja nga SPAK

Juristi Romeo Kara duke analizuar zhvillimet e fundit në vend, aksionet e SPAK, si edhe arrestimet në vend u...

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu/ Si pritet të jenë temperaturat gjatë fundjavës

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet e shiut kanë qenë prezente gjatë gjithë javës....

Egla Ceno ka diçka për të thënë për Gjestin pas marrjes së Zarfit të Zi!

Egla Ceno ka reaguar me një koment thumbues pas ngjarjes së fundit ku Gjesti ka kaluar muret e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka...

Gazetari: Ja sa pagoi vajza e Berishës për t’i hequr kryedemokratit “non gratën”

Gazetari Anri Bala thotë për emisionin “Opinion” në Tv Klan se sipas tij vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ka paguar 550 mijë Paund...

Sa dëmshpërblehet në Shqipëri i arrestuari që shpallet i pafajshëm?

Anri Bala thotë se bazuar në ligj, prokurori duhet të provojë edhe pafajësinë, ashtu siç bën me fajësinë. I ftuar në emisionin “Opinion” në...

Lajme të tjera

Web TV