DASH dënon sulmin ndaj policëve të Kosovës, thirrje Prishtinës dhe Beogradit për dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin çdo retorike që mund të nxisin më tej konfliktin.

Nën një konference për shtyp, Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matt Miller, dënoi edhe njëherë sulmin e organizuar ndaj policëve të Kosovës.

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE,” tha ai.

Rikujtojmë se policia e Kosovës tha se një grup prej rreth 30 serbësh të armatosur i zunë pritë një patrulle policie herët të dielën, duke vrarë një oficer dhe duke plagosur një tjetër, përpara se të largoheshin dhe të strehoheshin në një manastir aty pranë.

Tre personat e armatosur u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë dhe dy u arrestuan. Shumica e të armatosurve serbë arritën të dilnin fshehurazi nga manastiri dhe të arratiseshin në këmbë.

Zyrtarët perëndimorë kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për ngjarjen e së dielës duke theksuar se incidenti reflekton rritjen e tensioneve gjeopolitike në Ballkan, pasi Rusia, e frustruar nga mbështetja e fortë e Europës për Ukrainën, po përpiqet të përdorë ndikimin e saj me aleatët në Serbi dhe gjetkë për të nxitur tensionet, veçanërisht në Bosnje dhe Kosovë./I.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV