Harrojini nuancat e tokës: Kjo është ngjyra që ju duhet këtë vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është një moment hutimi, as nuk kemi gabuar stinë! Sidomos kur u referohemi stilistëve dhe gamës së prurjeve nga pasarelat për sezonin e vjeshtës 2023. Hijet e së kuqes dominuan në sfilatat e disa prej shtëpive më të famshme të modës për të vërtetuar që kjo do të jetë ngjyra IN përgjatë muajve të mbetur të vitit.

“Njerëzit që duan të përjetojnë ndjenjat e dominimit, fuqisë dhe entuziazmit në veshjet e tyre duan të kuqen,” thotë Shakaila Forbes-Bell, një psikologe e modës.

E kuqja mund të jetë kaq e gjithanshme, pasi kombinohet bukur me ngjyrat neutrale, por ju mund të guxoni dhe ta kombinoni atë me nuanca të tjera të forta.

Nuk ju kërkohet që ta vishni të kuqen nga koka te këmbët për t’u dukur në modë. Ndonjëherë, një aksesor i vetëm si një palë çorape kashmiri, një çantë ose një rreth i kuq për flokët, e transformojnë tërësisht pamjen.

Për një look super cool, stilistët ju sugjerojnë që të provoni të gjitha nuancat e së kuqes, që e transformojnë tërësisht stilin tuaj!/E.Ç

Të fundit

Termometri shënon 43 gradë celcius, si po i përballojnë qytetarët temperaturat ekstreme

Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë...

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë publike brenda aleancës elektorale mes...

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një...

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Lajme të tjera

Web TV