U vra nga grupi terrorist serb/Qeveria e Kosovës jep 50 mijë euro për familjen e Bunjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës do t’i japë 50 mijë euro shpërblim familjes së Afrim Bunjakut, policit të Kosovës, i cili u vra nga grupi terrorist serb më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky është një detyrim për të ndihumar familjen e policit, i cili ra në krye të detyrë, në betejë për ligj dhe kushtetueshmëri.

“Pika e dytë është, shqyrtimi i propozim vendimit, për mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë në Banjskë të Zveçanit, në betejë të Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri. Aty e kishim Afrimin, ndërsa për famlijen e tij, sot e çdo ditë tjetër është e gjithë Kosova. Është obligim i yni, që kemi përballë vetmohimit të Afrimit, ne sadopak ta përmbushim me atë çka mundemi e kemi, për atë që ai la mbrapa, bashkëshorten, vajzën dhe dy djemtë.

Ndaj, sot do të aprovojmë vendimin për ndarje prej 50 mijë euro për t’i ndarë në ndihmë familjes së Afrimit”, theksoi ai./I.S

Të fundit

Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy...

Ka fjetur me Mevlanin? Livia: Nuk e kam mohuar që kam ndjenja për të

E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ka qenë Livia Brunga, ish-banorja e “BBV4”, e cila u eliminua primen e kaluar. Livia ka...

3 vite nga agresioni rus ndaj Ukrainës/ Rama: Të mos bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë përmes lidhjes video Samitit në Kiev, ku liderët e BE u mblodhën për të përkujtuar 3-vjetorin...

Rritja më e turizmit në Europë gjatë 2024-ës, portali gjerman rendit Shqipërinë të parën

Portali gjerman WEB.DE ka renditur Shqipërinë të parën në listën e destinacioneve evropiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024. Shqipëria zë...

Gangsterët e hetimit

Nga ARTUR  AJAZI Rasti Veliajt, na tregoi se edhe njerëzit e hetimit kanëdefektet e tyre, kanë mangësitë dhe boshllëqet e tyre nëprofesion, që ndikojnë mjaftueshëm...

Lajme të tjera

Web TV