Çfarë janë politikisht përjashtimet e Bashës, a do i vijë radha Gaz Bardhit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Reagimet e deritashme nga të gjithë deputetët kundërshtarë të Lulzim Bashës, pas përjashtimit de jure, patën më shumë nota histerike sesa qëndrime apo argumente politike.

Gazment Bardhi, i cili megjithatë nuk është subjekt i këtij “vendimi” tha se është nul, ndërsa Tomor Alizoti, e quajti kreun e PD-së një psikopat. Është i njëjti argument i përgjithshëm që bën edhe ndaj Edi Ramës, ndërkohë që e vizaton veten e tij si diplomat dhe studiues me përvojë.

I gjithë ky reagim, duket i pasens, pasi të gjithë këta deputetë kanë prej dy vjetësh që nuk janë pjesë e PD-së, edhe pse janë cddo ditë në ish-selinë e SHQUP. Dhe për ta PD-në nuk e drejton Lulzim Basha, por Sali Berisha.

Në thelb, shkresa e sotme e Lulzim Bashës nuk është aspak një vendim, por një zbardhje e një vendimi të vjetër të strukturave të PD-së, në vitin 2021, ku ka marrë pjesë dhe votuar pro edhe Gazment Bardhi.

Në atë kohë, PD përjashtoi të gjithë ata deputetë të PD-së që ju bashkëngjitën “Kuvendit” të Foltores që u mbajt në dhjetorin e vitit 2021 në Stadiumin “Air Albania”.

Logjikisht, në shtatorin e vitit 2022, Sekretari i atëhershëm i PD-së, Gazment Bardhi, do të duhej të zyrtarizonte vendimin e PD-së, duke çuar në Kuvend deputetët e përjashtuar. Por siç dihet, Bardhi ndryshoi linjën politike, duke tentuar një afrim me foltoren dhe një fuzion të grupeve që ishin realisht të ndara.

Tashmë siç dihet, në zgjedhjet vendore, Bardhi kryesoi operacionin për të ndaluar PD-në që të kandidojë në zgjedhje, duke shfrytëzuar votat që kishin në kryesinë e PD-së ai dhe disa deputetë të tjerë.

Më pas, me anë të kompetencave ekzekutive i kaloi koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, shumicën e parave që PD-ja merr nga shteti për fushatë elektorale.

Lexo edhe :  Në zonat rurale jetohet më mirë se në qytete!

Në thelb, deputetët e larguar nga PD-ja që prej dy vitesh, e bënë atë akt politik me bindje të plotë, u larguan pa problem, duke mos e njohur fare autoritetin e drejtuesve, pasi për ta është Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike.

Ka qenë Gazmend Bardhi, i cili ka bllokuar, ndaluar PD-në që të kryejë veprimet normale që i takojnë një partie politike. E cila bën gjithçka për të hyrë në zgjedhje.

Nga ana tjetër ka tharë llogaritë bankare të PD-së, duke vendosur vetë se kujt i takojnë paratë e kujt jo.

Shkresa e sotme e Bashës, as nuk ka vënë një rregull për të parë kush janë dhe kush kanë ikur nga PD-ja që drejtohet prej tij.

Pala tjetër, e cila në disa takime tregon numra të mëdhenj paralmentarësh, që votat i kanë marrë si përfaqësues të listave të Partisë Demokratike, gjithsesi duket është shqetësuar nga shkresa e sotme e Lulzim Bashës.

Sidomos një pjesë e deputetëve, të cilët edhe pse lëvizin andej këndej, ende nuk e kanë sqaruar vendimin përfundimtar se ku do të shkojnë.

Madje një pjesë, lëvizjet në takime te Foltores, e kanë përdorur edhe si një shantazh ndaj Bashës për të qenë në listën e zgjedhjeve të 2025. Gjasat janë që nuk do të ketë kompromise të këtij niveli nga Basha.

Pasi pjesa që e mbështeti pas 8 janarit 2022 i kërkon nisjen e një “piazza pulita”. Që gjasat janë që do të ndodhë shumë shpejt. Sot pati duket thjesht një provë për të parë reagimet.

Në ditët e ardhshme do të kemi sipas të gjitha gjasave qëndrime e prononcime nga shumë deputetë të PD-së, që duket do të prononcohen përfundimisht në çfarë krahu do të rrijë. Sidomos pas flluskës së zgjedhjeve në Kukës…

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV