Marrëzia e Vuçiçit me sulmin në Veri dhe “beteja” SHBA-BE për Ballkanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Kosova hyri me sukses në një luftë që e fitoi në datën 24.09.2023.

Ky do të mbetet si fakt historik i suksesit të shqiptarisë kundër sllavëve

Kurse…

I. Qeveria e Serbisë me Vuçiç në krye, vazhdon të ecë në një rrugë drejt humbjes. Vuçiç nuk e kupton dot që me veprimet e tij po vërtitet rrotull gravitacionit të humbjes.

Humbja, në luftë dhe në politikë, krijon një qendër të madhe geaviteti, të cilën të mundurit e mendojnë me naivitet se e kanë në favor.

Ata vërtiten rrotull gravitetit të qendrës së humbjes, dhe u duket sikur po avancojnë drejt fitores – dhe kështu, derisa humbja i fundos krejtësisht.

Kjo është psikologjia e provuar e të mundurit dhe e humbjes.

Por…

Çfarë po ndodh në krizën e Veriut në Kosovë?

Në Veri të Kosovës serbët, në fillim dorëzuan pushtetin, si budallenj që janë; sepse donin të krijonin një revolucion të heshtur antishqiptar.

Kjo ishte një dëshirë patologjike e tyre, me tepër se sa një logjikë për fitore, dhe tanimë humbën edhe luftën, dhe sot nuk kanë më asnjë forcë psikologjike që ti mbajë, me përjashtim të gënjeshtrës..

Sepse serbët nuk e kanë kuptuar që, psikologjia e dëshirës së tyre patologjike, pasi në dy shekuj i çoi në pushtimin e Arbërisë, tani po ua merr të gjitha.

Dhe këtë ata, si të sëmurë mendorë që janë, as e kuptojnë dhe as që duan ta mendojnë.

Kurse shqiptarët janë në favor dhe sakaq janë në drejtim administrativ të 4 komunave të Veriut të Kosovës.

Kjo fitore e shqiptarëve, do shohim se do t’i vërtisë serbët edhe më tej rrotull gravitacionit të humbjes, proces ky që shpejt do të shohim se ata do t’i çojë në një përçarje politike të nxehtë, të btenshme për të rrëzuar Aleksandër Vuçiçin.

Kjo lloj përçarje, si rregull, në historitë e vendeve tiranike, të çon deri një luftë civile.

Po në Serbi, a mund të ndodhë kjo?

Po nuk u tërhiq Vuçiç, gjendja mund të shkojë deri në përplasje armësh të dy grupeve, se serbët sot, nga çmenduria e tyre, janë edhe të armatosur.

Por…

Çfarë ka sjellë tani kjo gjendje e maisur në Beograd?

Lexo edhe :  Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

II.

E para qe duket se e ka kuptuar marrëzinë Vuçiç është BE.

Por dihet se BE është kundër interesit të Amerikës në Ballkan.

Prandaj…

Kjo duket se është arsyeja që Brukseli e drodhi dje, dhe Bashkimi Evropian doli në origjinën antishqiptare kur kërkoi dhe foli në favor të Serbisë.

Por këtu nuk ka vend për fjalë se pyetja që ngrihet është kjo: kush e ka forcën në Kosovë?

Në Kosovë ushtrinë e ka USA, por edhe Kosova tregoi botërisht që ka bërë një ushtri moderne dhe shumë të fortë, me goditjen therëse që dha pardje në Banjskë

Uashingtoni e quajti terrorizëm aktin serb të Banjskës. Kurse Vuçiçi po kërkon të shpëtojë krerët e terrorit serb që janë nongrata në Amerikë si terroristë.

Tani serbët janë të kapur nga Uashingtoni: sepse është tashmë e provuar se lufta terroriste ec24 shtatorit u drejtua nga krerët nongrata, që janë shpallur të tillë në Amerikë, si terroristë të provuar.

Por politika dhe goditja penale këtu do të qëndrojë, në arrestimet e këtyre, dhe në diskreditimin botëror të Serbisë.

Ndërsa ndërkaq, kemi një rritje të madhe të personalitet ndërkombëtar të Kosovës: ajo ka shpartalluar me taktikë luftarakë një detashment të madh ushtarak të Serbisë.

Dhe po ndihet qartë tani se edhe ushtria e Kosovës është në një ngritje të lartë të moralit të saj në konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë.

Pikërisht këtu do vijojë të ecë kjo çështje.

Por, nuk duhet harruar: kështu, me këtë metodë, nisi edhe politika amerikanë kundër Milosheviçit; dhe ky shkoi në Hagë e vdiq atje.

Po Vuçiç? Shenjat janë se edhe ky po shkon drejt Hagës, se amerikanët kanë për të shpallur botërisht provat për një akt të theksuar terrorist të Vuçiç e co.; sepse tani del e provuar se banda terroriste e Serbisë u drejtua nga Aleksandër Vuçiç.

Lufta ishte një sukses amerikan. Ajo ishte politikë e madhe që do të avancojë tani duke shfrytëzuar rënien psikologjike të Vuçiçit.

Çfarë duhet tani nga Kosova dhe nga Kurti?

Duhet ACTA NON VERBA – e pra, duhet të kete veprime, jo fjalë./   S.M

Të fundit

Gjermani, 5 vjet burg për biznesmenin serb

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal...

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio....

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Vijon “telenovela” Calhanoglu, Mourinho kërkon ti prishë planet Interit

Dukej gjithçka e mbyllur, Interi i kishte thënë “jo” Galatasarayt dhe Hakan Calhanoglu dukej i destinuar për t’u kthyer në grumbullimin e zikaltërve, për...

Lajme të tjera

Web TV