“Alfredi ishte i dhunshëm”, flasin miqtë e shqiptares që u vra në Itali: Nuk hiqte dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klodiana Vefa, 35 vjeç, është shqiptarja e vrarë me armë mbrëmjen e kaluar në trotuarin poshtë pallatit ku banonte në Katelfiorentino në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes dhe dyshohet se autor i krimit është bashkëshorti i saj shqiptar Alfred Vefa, 45-vjeç.

Mediat italiane bëjnë të ditur se e reja u qëllua me tre plumba pistolete sapo zbriti nga banesa e saj, njëri prej të cilëve i preku fytin dhe e la të vdekur në vend.

Siç dëshmojnë banorët e zonës, para krimit ajo pati një zënkë me një burrë në banesën e saj, i cili është edhe autori i krimit. Më pas, ai u largua nga vendngjarja me një makinë Golf të bardhë, duke marrë me vete edhe armën e krimit.

Dyshimet e hetuesve se autor i vrasjes është bashkëshorti i saj, përforcohen edhe nga fakti se ai është i paarritshëm në telefon dhe nuk gjendjet në asnjë vend dhe kjo i ka detyruar ata ta shpallin në kërkim.

Miq të Klodianës thanë për mediat se çifti ishte në proces divorci pas një martese 20-vjeçare, pasi ishin dashuruar në Shqipëri. Alfredi ishte xheloz dhe mes tyre ka pasur zënka të shpeshta dhe disa herë të dhunshme.

“Ai nuk arrinte të hiqte dorë, vijonte të ishte shumë xheloz”, tha një mikeshë e shqiptares për mediat.

Çifti kishte 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë përkatësisht 17 dhe 14 vjeç. Ishte vajza ajo që e pa e para trupin e të ëmës të pajetë dhe njoftoi të vëllain në telefon.

Alfred Vefa, prej kohësh nuk jetonte në banesë me bashkëshorten dhe fëmijët. Klodiana punonte si kamariere në një piceri të zonës dhe jetonte në Itali prej 17 vitesh./e.t

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV