Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Depozituam dy kerkësa, mazhoranca nuk e dha konsensusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e Kryetarëve ka përfunduar pa një konsensus. Në përfundim të mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhin doli në një konferencë për mediat, ku u shpreh se mazhoranca nuk e dha konsensusin e saj për ngritjen e dy komisioneve hetimore që opozita kërkoi .

Bardhi: Anëtarë të opozitës në parlament, depozituan dy kërkesa për ngritjen e dy komisioneve hetimore. I pari kishte të bën me skandalin, që lidhet me ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS dhe e dyta me koncesionet në shëndetësi.

Në vlerësimin e opozitës, këto dy çështje paraqesin një rëndësi të madhe në mbrojtje të interesit publik, që do ta detyronte Kuvendin të ushtronte një nga tre funksionet e tij, që ka të bëjë me llogaridhënien dhe kontrollin e qeverisë.

Për këtë arsye 45 deputetë iu drejtuam Kuvendit për ngritjen e komisioneve hetimore. Sot në përputhje me ligjin, kryetarja e Kuvendit kishte thirrur mbledhjen ku do të bëhej diskutimi fillestar për miratimin ose jo të kërkesave.

Sot pa asnjë surprizë, siç ka vepruar në këto një vit e gjysëm, pas eksperiencës që patëm me inceneratorin, mazhoranca vendosi të mos e japë konsensusin për ngritjen e këtyre dy komisioneve hetimore. /I.S

Të fundit

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV