Tirana organizatore e konferencës botërore për informim/ Veliaj: Informacioni ka armiq…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Kryebashkiakun Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithnjë e hapur për qasje në informacion ndaj kujtdo që e ushtron këtë të drejtë, pavarësisht armiqëve që abuzojnë dhe e përdorin informacionin e siguruar për qëllime personale

“Qasja e lirë në informacion nuk është privilegj, është domosdoshmëri për një shoqëri. A ka armiq e drejta e informacionit?
Patjetër! Nëse shikoni çfarë ndodhi me Iranin, ju kuptoni që po, sot të dhënat janë vulnerabël” tha Veliaj

Lidhur me këtë temë, Veliaj nuk nguroi të shënjestrojë edhe parti politike, pa përmendur emra, të cilat sipas tij i duan të dhënat për të shantazhuar biznese të ndryshme.

“Asnjë prej nesh nuk është naiv, kur një parti politike kërkon lejet e ndërtimit e kur ti e di fare mirë se ato janë vetëm “certifikata” gjobëvënieje për ndërtuesit.

Ka  personazhe politikë që jetojnë vetëm duke marrë informacion nga shteti se ku janë lejet e ndërtimeve dhe duke thirrur disa media prapë problematike, për t’i vendosur gjobë atij ndërtuesi, për të mbajtur me financa partinë e tyre” tha Erion Veliaj

Në fjalën e tij Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, kërkoi ndihmë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e Konferencës së 15-të Botërore të Komisionerëve për të Drejtën për Informim./   S.M

Të fundit

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

Lajme të tjera

Web TV