Vrasja në Rrëshen, shkarkohen drejtuesit e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë pas atentatit të ndodhur në Rrëshen ku përballë komisariatit u vra Martin Bardhi valë ndryshimesh në policin. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shkarkua nga detyra e drejtuesit të komisariatit në Mirëditë, Paulin Çupi.

Këtë detyrë do ta mbajë në vazhdim Klodian Kondi. Po ashtu është shkarkuar zëvendësdrejtori për hetimin e krimeve në Lezhë, Alfred Nomani dhe emërimin në vend të tij të Gentian Berberit. Është njoftuar gjithashtu largimi nga detyra i shefit të seksionit të rendit në komisariatin e Lezhës, Artur Cara ndërsa është emëruar zëvëndësdrejtor për rendin dhe sigurinë, Altin Mena.

Këto lëvizje u bënë pas analizës së zhvilluar në drejtorinë e policisë së Lezhës për ngjarjen në Rrëshen e cila mbetet ende pa autor. Ndërkohë janë bërë ndryshime edhe në drejtori të tjera. Është shkarkuar zëvendësdrejtori për hetimin e krimeve në policinë e Fierit, Artur Shira dhe është emëruar në vend të tij Arjan Hasanit.

Drejtoria e policisë Berat do të drejtohet nga Ermir Gërxhani ndërsa policia e Pogradecit do të drejtohet nga Elton Halili./e.t

Të fundit

Barcelona “tund” shtatë herë rrjetën në miqësoren e dytë, Yamal shkëlqen me numrin 10

Barcelona ka zhvilluar miqësoren e dytë në turneun aziatik. Blaugranat kanë mposhtur me shifrat e thella 7-3 Seoulin. Sfida...

Fermerët kundërshtojnë direktivën e Ramës: Tendat i kemi në tokat tona!

Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë...

Goditja ndaj blegtorëve të vegjël: Jo ndihmë, por eliminim

Nga Alban Çakalli Sulmi ndaj blegtorëve të vegjël u bë në mënyrë të qëllimshme dhe të papritur. Synimi nuk ishte që ata të ndihmoheshin për...

“Luftë” brenda Real Madridit, dy talentet garojnë për numrin “9” të lënë nga Mbappe

Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme të qetë në dhomat e...

Ylli i Interit ka oferta nga Anglia, klubi zikaltër: Duam 32 mln euro

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë klube në merkato. Mbrojtësi 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze. Sipas La Gazzetta dello...

Lajme të tjera

Web TV