”Berisha po e mbyll karrierrën me turp”/ Veliaj: Duhet trajtuar si pacient

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh në një intervistë për “Top Neës” se Sali Berisha i përket së kaluarës dhe nuk duhet marrë më si referencë politike.

Ai nënvizoi se Berisha është njeriu që urdhëroi vrasjen e qytetarëve në mes të Bulevardit dhe shkaktoi tragjedinë e Gërdecit.

“Mua më vjen keq që ne vazhdojmë i referohemi Berishës. Ai është dikush që i përket së kaluarës, ka probleme “frojdiane” me veten. Sa herë që ka një zjarr në Tiranë, i kujtohet Gërdeci dhe i duhet të fajësojë dikë.

Kryetari i bashkisë nuk mund të jetë roje në çdo cep dhe qartazi atij i flet Frojdi më shumë sesa logjika, ndaj sa herë që sheh një zjarr apo një shpërthim, e lidh me veten, djalin e tij, familjen e tij, baxhanakun dhe krimet e tij.

Sa herë shikon një incident mundohet ta lidhë me ne, sepse sigurisht është i vetmi njeri që ka urdhëruar të vriten njerëz në Bulevard.

Në këtë fazë ai është një rast klinik dhe për sa kohë që është pacient, besoj se bëjmë një shkelje edhe morale që merremi me një pacient, i cili më shumë ka nevojë të mëshirohet, por edhe të dënohet për të gjitha këto krime, sesa të jetë objekt bisede.

Mos i rëntë njeriu fatkeqësia që i ka rënë Sali Berishës”, tha ai.

Veliaj, si Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës, u shpreh se opozita me Sali Berishën po shkon nga humbja në humbje.

“Një njeri që e mbyll karrierën e tij me turp, shkon nga humbja në humbje, pa e humbur entuziazmin, por duke humbur votat.

Një njeri i cili sot jeton, ose zvarritet në politikë, vetëm për të shpëtuar familjen e tij kriminale.

Lexo edhe :  Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Ai është një njeri i cili meriton të trajtohet si pacient dhe si i pandehur, por jo si referencë politike”, tha Veliaj./  S.M

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV