Manchester City “shijon” humbjen e parë këtë sezon ndaj Wolves, United nuk di të fitojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndalet pas gjashtë javësh ecuria perfekte e Manchester Cityt. “The Citizens” u mposhtën në transfertë ndaj Wolverhampton me shifrat 2-1, teksa “Ujqërit” luftuan dhe në fund dolën me pikë të plota nga fusha e tyre. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që shfrytëzuan një inkursion të Pedro Netos ndërsa në fund ishte Ruben Dias që shkaktoi autogol pas një devijimi të pafat.

Pavarësisht reagimit, City nuk mundi të barazonte në pjesën e parë. Por, goli i miqvë mbërriti vetëm në pjesën e dytë kur Julian Alvarez realizoi një perlë nga goditja e dënimit. Kur pritej që City të kërkonte më shumë, ishte sërish Ëolverhampton që shënoi me anë të Hwang Hee-Chan.

Skuadra e Pep Guardiolës tentoi deri në fund që të paktën të dilte me një pikë, por goli nuk erdhi dh City mori disfatën e parë për këtë sezon në Premier League. Pas kësaj ndeshjes, City mban vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Wolverhampton ngjitet në kuotën e shtatë pikëve në vend të shtatë.

Nga ana tjetër, Manchester United pësoi një tjetër disfatë befasuese në shtëpi përballë Crystal Palace me shifrat 0-1. Golin vendimtar për miqtë e realizoi Andersen në minutën e 26-të.

Të fundit

Shkodër, nxirret jashtë komisioneri i dehur në qendrën e votimit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një qendër votimi Gur të zi në qarkun e Shkodrës. A2 CNN mëson...

Përfundon “Giro d’Italia 2025”, shkëlqen çiklisti Mats Pedersen

Përfundon etapa e tretë e xhiros së Italisë “Giro d’Italia 2025”. Fitues është shpallur çiklisti nga Danimarka, Mats Pedersen, i cili nga tri etapa...

Tensione te “Petro Nini”, forca të shumta policie rrethojnë shkollën

Teksa pak minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit, tensione regjistrohen në një qendër votimi te Shkolla "Petro Nini". Forca të shumta policie...

Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit!

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri. Mes shumë problemesh në qarqe të ndryshme të vendit, populli vendosi. Sovrani e...

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale ndodh si pasojë e rrëshqitjes e një disku ndërvertebror që ndodhet mes rruazave të shtyllës kurrizore dhe që mundësojnë lëvizjen dhe përkuljen...

Lajme të tjera

Web TV