Asfaltohet rruga “Muzakët” në njësinë 9/ Veliaj: Sfida jonë, të ndërhyjmë në çdo lagje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga “Muzakët” në njësinë administrative nr. 9 u asfaltua nga bashkia e Tiranës, e cila gjithashtu po kryen edhe punimet në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha.

Gjatë një inspektimi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se, pas përfundimit të punimeve në arteriet e mëdha të Tiranës, tani po i kushtohet vëmendje urbanizimit në rrugët dhe rrugicat nëpër lagje.

“Në njësinë 9 kemi bërë shumë punë, duke nisur nga shkollat e reja “Kristo Frashëri”, “Vaçe Zela” e “Qazim Turdiu”, kopshti, këndi i lodrave. E kemi nxjerrë lagjen në dritë! Sfida jonë tani është në çdo lagje, xhepat dhe rrugicat si këto.

Pas akseve kryesore e rrugëve dytësore, tani duhet të sistemojmë zonat periferike që lidhen me Tiranën, si lagjja Rilindja, Fresku, Liqeni i Thatë dhe sidomos xhepat e pallateve, ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës.

Një fëmijë kalon më shumë kohë te ky asfalti që po shtrojmë, se sa te Sheshi Skënderbej. Duhet të punojmë me të njëjtën cilësi kudo”, u shpreh Veliaj.

Ai u kërkoi edhe subjekteve private të bashkëpunojnë, në mënyrë që infrastruktura të shtrihet e njëjtë kudo.

“Kemi dy zgjidhje: Ose të pranojmë urbanizimin, si e gjithë Tirana, ose do të shohim letrat e tokës, kush e ka bërë njohjen e pronësisë. Nuk po kthehemi te Shaban Memia, as te Saliu, as te Luli, fare, por bashkëpuno! Nëse ne asfaltojmë, do asfaltosh edhe ti.

Nëse ne ndërtojmë një shkollë me arkitektin më të mirë të Milanos, ti nuk mund të vësh kunja te lavazhi. Edhe parkingu privat do pranojë të asfaltohet, ose do e shpronësojmë. Në fund fiton vetëm qyteti. Dua shumë që ta ngremë standardin”, tha Veliaj.

Sa i përket pallateve të vjetra, ai ftoi banorët të bashkëpunojnë me bashkinë dhe të aplikojnë për Fondin e Komunitetit, për të rinovuar fasadat dhe për t’i pajisur me sistemin kapot.

Lexo edhe :  Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

“Për banorët, Fondi i Komunitetit është shumë i qartë: Kush është indivalid, kush është me ndihmë ekonomike, kush është grua e ve apo prind i vetëm, kush është pensionist, shumën e paguan bashkia.

Bashkia ka investimin horizontal, kurse investimin vertikal do ta bëjmë bashkë: pra, 50% të shumës bashkia, plus pjesën për të pamundurit.

Me këtë investim kemi parë pallate që u është rritur vlera e pronës 50%, kurse banorëve iu është ulur 50% fatura e dritave. Na duhet bashkëpunim edhe me komunitetin, edhe me privatin”, shtoi Veliaj.

Ky segment rrugor i shërben një komuniteti prej 3200 banorësh. /   S.M

Të fundit

Studimi: 1 në 20 gra po diagnostikohet me kancer gjiri

Një në 20 gra në mbarë botën diagnostikohet me kancer gjiri , ndërsa 1 në 70 ka të ngjarë...

Duan të qëndrojnë beqarë! Shenjat e zodiakut që adhurojnë lirinë

Virgjëresha Duke qenë e organizuar dhe me pritshmëri të larta, Virgjëresha nuk pranon të jetë në një marrëdhënie vetëm për hir të të qenit në...

Gjashtë të arrestuar në veri të Mitrovicës, sulmuan tre zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Policia tha se arrestimi i të dyshuarve...

‘Drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro’/Rama: Denonconi tek unë, vendosini emër e figurë

Kryeministri Edi Rama sot në rubrikën ‘Sy m’ Sy’ iu përgjigj shqetësimit të një qytetari në lidhje me hipotekën. “Nëse ka një drejtor hipoteke që...

Vdekja tragjike e 3 vjeçarit në Shkodër/ E motra 7 vjeçare mbetet në gjendje kritike

Vajza 7 vjeçare, e motra e 3 vjeçarit Omer Hasmegaj që ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Shkodrës, ndodhet në gjendje...

Lajme të tjera

Web TV