Horoskopi i muajit Tetor, cilat do të jenë shenjat me fatë, e cilat duhet të bëjnë kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund ka ardhur vjeshta: jeni kuriozë të dini horoskopin për muajin tetor? Yjet do të shohin “me sy të mirë” vetëm disa shenja të zodiakut, duke i bërë veçanërisht me fat muajin e ardhshëm.

Ndërsa për të tjerat do të jetë e nevojshme të përveshni mëngët dhe të bëni pak durim duke pritur kohë më të mira.

Dëshironi të dini nëse shenja juaj e horoskopit do të jetë ndër ato me fat në tetor? Le ta zbulojmë së bashku.

Shenjat me fat sipas horoskopit të tetorit

Për të lindurit në shenjën e Dashit, muaji tetor premton fat. Fillimi i vjeshtës është koha e duhur për të krijuar njohje të reja romantike dhe miqësi të reja. Ka ardhur koha jo vetëm për të ndryshuar garderobën tuaj, por për të rinovuar edhe veten.

Tetori do të jetë muaji me fat i Gaforres. Pas muajsh fati të keq, grindjeve dhe humorit të luhatshëm, më në fund ka ardhur momenti që kanë pritur të gjithë të lindurit nën këtë shenjë uji. Mundësi të mëdha në vendin e punës, por edhe një mirëkuptim të ri me partnerin/en tuaj.

E dashur Gaforre, është koha e duhur për të surprizuar të dashurin/ën tuaj, pas muajsh në të cilët e keni lënë pas dore dhe pothuajse e keni harruar.

Edhe për të lindurit e shenjës së Luanit do të jetë një tetor plot me mundësi të reja për të kapur. Në fillim të muajit yjet favorizojnë të lindurit e kësaj shenje, duke i bërë ata veçanërisht të sigurt, të vendosur dhe simpatikë.

Të lindurit e shenjës së Peshores duhet urgjentisht të shkëputen pak nga priza në muajin tetor. Është koha e përkryer për të shkuar në një udhëtim apo aventurë fundjave. Ne kemi nevojë për stimuj të rinj dhe pak adrenalinë.

Lexo edhe :  A do të rikthehet në Big Brother Vip? Eduart Grishaj tregon nëse i mungon programi

Tetori do të jetë gjithashtu një muaj me fat për Shigjetarin dhe Akrepin.

Probleme për këto shenja të zodiakut në tetor

Për të lindurit e shenjës së Demit, tetori duket të jetë një muaj i vështirë plot shqetësime dhe probleme për të zgjidhur. Ka ardhur koha që të mos e lëmë më veten të udhëhiqemi dhe të mbytemi nga situatat, por të mësojmë t’i menaxhojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fillim pozitiv dhe me fat i vjeshtës nuk do të jetë as për Binjakët. Si në punë ashtu edhe në jetën tuaj personale gjërat nuk do shkojnë mirë. Në shtëpi do të ketë diskutime të shumta dhe tensione të mëdha të cilat do të vënë në provë ekuilibrin dhe qetësinë e të lindurve në shenjën e Binjakëve.

Do të jetë një muaj “i zi” tetori edhe për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Do të ketë javë dyshimesh, frikërash dhe pasigurish. Nuk do ta keni të lehtë as në punë, as në marrëdhëniet ndërpersonale. Të lindurit e kësaj shenje do të ndihen shumë të vetëm, të humbur, deri dhe të hutuar për atë se çfarë të bëjnë me jetën dhe të ardhmen e tyre.

Të lindurit në shenjën e Peshqve do të kenë probleme në punë në tetor. Pavarësisht përpjekjeve dhe vullnetit të mirë, yjet nuk janë të favorshëm dhe do të ketë javë konfliktesh dhe stresi të konsiderueshëm./e.t

Të fundit

‘Sherr’ në Shtëpinë e Bardhë para Trump, Elon Musk përplaset me Marco Rubion për USAID

Klima nuk është aspak e qetë mes Elon Musk dhe anëtarëve të kabinetit të Donald Trump. Këmbëngulja për shkurtimin e personelit...

SHBA, qeveria anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e Kolumbias

Administrata e Presidentit Donald Trump ka anuluar fondet dhe kontratat me vlerë totale prej 400 milionë dollarësh për Universitetin e Kolumbias në Nju Jork,...

‘O patronazhist, o legen, o qen’/ Rama batuta me ‘petalen e trëndafilit socialist’

Edjon Maliqi, një prej të rinjve që tërhoqi vëmendje në rrjet me fjalimin e tij në Kuvendin Rimor të PS ishte i ftuar në...

Kanada/ Të shtëna me armë zjarri, të paktën 12 të plagosur në Toronto

ë paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Toronto. Sipas autoriteteve autori i dyshuar i ngjarjes ishte maskuar me kapuç...

Të rinjtë në diasporë lindin më shumë, arsyet pse çiftet në Shqipëri bëjnë të kundërtën

Të rinjtë shqiptarë në emigracion lindin më shumë fëmijë se bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri. Rritja vit pas viti e kostove për familjet e...

Lajme të tjera

Web TV