“Situata ishte e rëndë për mua..”/Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”.

Ajo ka zgjedhur që në fund të emisionit, të bëjë një recitim të Marshit të UÇK-së, të interpretuar në versionin origjinal nga Arif Vladi.

Ajo ka rrëqethur publikun me aftësitë e saj të recitimit, gjersa këtë interpretim ia ka dedikuar Policisë së Kosovë dhe në veçanti policit të ndjerë të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

Interpretuesja e hitit “Psikopatja jote”, tutja ka thënë pak fjalë për situatën në veri, ndonëse e ka cilësuar veten si jo adekuate për të folur shumë mbi këtë temë.

“E kam përjetuar absolutisht shumë rëndë, pasi që unë i kam dajtë e Mitrovicës dhe i kam andej, dhe është goxha e rëndë me i pas familjarët andej, edhe pse nuk janë në veri, por prapë në Mitrovicë janë.

Është goxha e rëndë të duash të mendosh prapë të ndodh diçka ose të rikthehet një situatë si 99-ta, s’do të doja të ndodhte”, ka thënë Fifi.

Më pas, këngëtarja ferizajase dhe dy moderatorët duartrokitën për Policinë e Kosovës dhe të gjithë paqeruajtësit në vend./   S.M

Të fundit

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme...

Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami thirrje publike Kurtit dhe Osmanit

Mesazhet e shumë nënave me fëmijë autikë që kërkojnë zgjidhje e nxitën këngëtaren Arta Bajrami që të dërgonte një letër publike 10 ditë më...

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve. Sipas të dhënave nga Autoriteti...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Lajme të tjera

Web TV