Liverpool del me deklaratë zyrtare pas gafës ndaj Tottenham: “E pranojmë ndjesën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool u penalizua në ndeshjen e fundit të Premier League atë ndaj Tottenham duke qenë se iu anulua një gol i rregullt. Luis Diaz gjeti rrugën e rrjetës kur rezultati ishte 0-0, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje që më pas rezultoi si një gabim i madh. Ky vendim ndikoi drejtpërdrejtë në ndeshje pasi pak minuta më pas Tottenham shënoi dhë në fund fitoi takimin me rezultatin 2-1.

Gafa e arbitrave shkaktoi shumë polemika në Angli, ndërsa së fundmi klubi i Liverpool ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare. “The Reds” theksojnë se të tilla gabime janë të pafalshme ndërsa shtojnë se arbitrat duhen lejuar të marrin kohën e nevojshme për të vendosur në një mënyrë korrekte dhe të drejtë.

“Klubi i Futbollit Liverpool pranon ndjesën e “PGMOL” (Professional Game Match Officials Limite) për dështimet e tyre në ndeshjen me Tottenham. Është e qartë se zbatimi i rregullores të lojës nuk ishte i duhuri, duke rezultuar kështu në cënimin e integritetit sportiv.

Ne i pranojmë plotësisht presionet nën të cilat punojnë zyrtarët e ndeshjeve, por këto presione supozohet të zbuten, jo të përkeqësohen, nga ekzistenca dhe zbatimi i VAR.

Prandaj jemi të pakënaqur që nuk është dhënë koha e mjaftueshme për të lejuar marrjen e vendimit të saktë dhe se nuk ka pasur ndërhyrje të mëvonshme. Është gjithashtu e papranueshme që dështime të tilla tashmë janë kategorizuar si ‘gabim i rëndësishëm njerëzor’. Të gjitha rezultatet duhet të përcaktohen vetëm nga rishikimi dhe me transparencë të plotë.

Kjo është jetike për besueshmërinë e vendimmarrjes në ndeshjet e ardhshme dhe duhet të zbatohet për të gjitha klubet, falë edhe leksioneve që përdoren për të bërë përmirësime në proces në mënyrë që të sigurohet që kjo lloj situate të mos përsëritet më. Ne ndërkohë do të shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme që duhen për zgjidhjen e të tilla problemeve”, mbyllej deklarata e Liverpool.

Të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.8 lekë dhe...

Ja si mund të ndahen mandatet në 12 qarqet e vendit

13 orë nga mbyllja e procesit të votimit janë numëruar më shumë se 28 përqind e kutive të votimit. Deri tani, sipas të dhënave të...

PD humbi betejën për të pastruar Berishën. Tani të pastrojë PD-në

Mero Baze Socialistët po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme elektorale, në një fushatë të dominuar nga përpjekja e tyre për të vazhduar kursin e...

Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e socialistëve në...

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në rast se trendi do të...

Lajme të tjera

Web TV