Lothar Matthaus kritikon transferimin e bavarezëve: “Nuk është ende në nivelin e Bayern”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munchen ka një potencial të madh në aspektin ofensiv, por reparti i mbrojtjes nuk po tregohet në nivelin e duhur. Me bavarezët që kanë pësuar 12 gola deri tani.

6 në 6 takimet e Bundesligës, 3 në finalen e humbur në Superkupë ndaj Leipzigut. Dhe 3 kundër Manchester United në Champions League.

Legjenda e Bayern Munchen, Lothar Matthaus ka kritikuar Min-jae Kim, për kartonin e të cilit rekordmenët gjermanë paguan 50 mln euro në arkat e Napolit.

“Kim nuk është ende aty ku shpresonim të ishte. Ai është një faktor pasigurie te Bayerni, i duhet akoma kohë për t’u përshtatur në Bundesliga.

Nuk kam asgjë personale ndaj lojtarit, por ai nuk është ende në lartësinë e pritshmërive”, u shpreh Matthaus në lidhje me 26-vjeçarin nga Koreja e Jugut. 

Probleme kanë shfaqur edhe Upamecano dhe De Ligt, dhe drejtuesit e Bayernit po synojnë të rikthejnë Jerome Boateng. I cili qëndron pa skuadër prej verës.

35-vjeçari kaloi 10 vite me fanellën bavareze, duke fituar në total 22 trofe gjatë aventurës me skuadrën më të fortë në Gjermani.

Të fundit

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në facebook, ndërsa shqiptarët kanë nisur t’u drejtohen kutive të votimit,...

Zgjedhjet/ Probleme të shumta në nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur me problematika në disa zona të vendit, duke penguar qytetarët që të ushtrojnë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja si duken fletët e votimit sipas qarqeve

Sot shqiptarët votojnë për Kuvendin e Shqipërisë. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë me qytetarët pamjet se si duket fleta e votimit...

Etapa e tretë e “Giro d’Italia” përfundon sot në Vlorë, akset ku ndalohet qarkullimi

Etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri, do të zhvillohet në Vlorë. Xhiro do të nisë rreth orës...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

Sot, më 11 maj, qytetarët në të gjithë Shqipërinë po ushtrojnë të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat...

Lajme të tjera

Web TV