Prokurori Olsian Çela takim në Londër me homologë nga disa vende evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela, në kuadër të një aktiviteti ndërkombëtar të prokurorëve të zhvilluar në Londër në datat 24-27 shtator, kreu disa takime dypalëshe me prokurorët e përgjithshëm të Anglisë&Uellsit, Zvicrës dhe Hollandës.

Takimet mes delegacioneve të prokurorive, u fokusuan në çështje që lidhen me rritjen e efiçensës në drejtim të bashkëpunimit mes prokurorive, duke u fokusuar në koordinimin e hetimeve në drejtim të goditjes së aktiviteteve kriminale, shkëmbimin e shpejtë të informacionit për çështje prioritare si dhe përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive.

Një vëmendje të veçantë në takimin me drejtuesin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës për Anglinë&Uellsin, z.Max Hill, mori çështja e transferimit të të dënuarve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri për të vuajtur pjesë e mbetur të dënimit,  në kuadër të marrëveshjes së lidhur mes dy vendeve.

Të fundit

“Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, Topalli: Po bëhet manipulim masiv me votat

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli, ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për...

Zgjedhjet parlamentare/ “Blindohen” burgjet, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Policia e Burgjeve me mbështetjen e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një sërë masash shtërnguese për burgjet dhe paraburgimet në vend lidhur me zgjedhjet...

Si ndikon dielli tek organizmi dhe pesha e trupit

Dielli mund të ketë të këqijat e veta kur njeriu ekspozohet në pikun e tij, e megjithatë ekspertët thonë se ai ofron shumë përfitime...

Arrestohet 36-vjeçari që goditi me grusht djalin e Luçiano Boçit

36-vjeçari Ervin Totolaku, i cili goditi me grusht djalin e kandidatit për deputet Luçiano Boçi, është arrestuar nga policia e Elbasanit. Blutë bëjnë me...

Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë, qytetarët mund të tërheqin dokumentet

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj...

Lajme të tjera

Web TV