SHBA: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby deklaroi se Serbia ka filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Sipas zëdhënësit, vendimi ndihmon në de-përshkallëzimin e tensioneve.

“Që kur deklaruam publikisht se kishim parë forcat serbe përgjatë kufirit, i kemi parë se kanë filluar t’i tërheqin ato forca nga aty. Kjo është diçka pozitive, do të ndihmojë për të shtensionuar situatën. Nuk do t’i eliminojë tensionet, por do të ndihmojë në de-përshkallëzimin e tyre”, tha Kirby

Deklarata e Kirby vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara pasi shprehën shqetësimin për një grumbullim të madh ushtarak nga Serbia përgjatë kufirit me Kosovën, që sipas tyre përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Shtetet e Bashkuara e quajtën këtë grumbullim “të pashembullt” dhe i bënë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën.

“Pra, ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr personelin dhe pajisjet ushtarake nga kufiri, por ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur, diçka që ne kërkuam që të ndodhte javën e kaluar dhe ne do t’i mirëpresim ata që të kenë marrë atë hap“, tha Miller.

Ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç mori përsipër këtë sulm në fshatin Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ndërkohë që të martën Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se ka arrestuar atë./kb

Të fundit

Kristjan Asllani vulos suksesin e Interit, shënon sërish në Serie A

Kristjan Asllani ka shënuar një tjetër gol me Interin në Serie A. Mesfushori shqiptar ka realizuar nga pika e...

Shifra ekzakte, Eduard Zaloshnja tregon sa shqiptarë votuan sot

Sipas listave zgjedhore të publikuara nga KQZ-ja, mbi 3.71 milionë shtetas kishin të drejtën për të votuar në këto zgjedhje (disa përmes postës dhe...

“Edi Ramës i erdhi fundi”, Berisha pas votimit: Kam një porosi urgjente…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, më pak se dy prë pasi procesi i votimit u mbyll. Gjatë...

Për herë të parë, zbulohet pjesëmarrja reale e votuesve nga diaspora

Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje. Sipas informacioneve nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve,...

Dhunuan gruan dhe djalin e komisionerit, arrestohen dy autorët, 4 në kërkim

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e...

Lajme të tjera

Web TV