Shqiptarët me paga të ulëta por orë të zgjatura pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas raportit të fundit të INSTAT-it, shqiptarët kanë pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon.

Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 43.7 orë në javë në vitin 2022, nga 43.3 orë vitin e mëparshëm, publikon INSTAT.

Të dhënat e tjera të Euostat, që masin orët e punës për shtetet e Europës dhe disa vende të rajonit bëjnë të ditur se punonjësit shqiptarë kanë orët e punës më të gjata në Europë, së bashku me vende të tjera të rajonit.

Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (33.2 orë), e ndjekur nga Gjermania (35.3) dhe Danimarka (35.4).

Të dhëna të tjera tregojnë se ndonëse kanë orët më të zgjatura të punës, punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta në Europë. Shqipëria kishte pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro. Ndërsa në shtetet e tjera të Europës, paga mesatare janë mbi një mijë euro në muaj.

“E para punëtori duhet të punojë aq sa parashikon kontrata. E dyta, nëse punëdhënësi të kërkon orë jashtë orarit do të shohësh parashikimet që ke në kontratë për mënyrën e pagesës për orët jashtë orarit dhe nëse të intereson ose jo. Sigurisht që puna e papaguar ka vetëm një emër që do të thotë shfrytëzim. Dhe nuk besoj se ka ndonjë kapitalist, pronar biznesi apo sipërmarrës që të ketë dalë për të bërë bamirësi”– tha eksperti për Ekonominë, Zef Preçi.

Aktet ligjore që regullojnë marrëdhëniet e punësimit ne i kemi bashkohore, por zbatimi i tyre lë për të dëshiruar. Inspektoriati i Punës është një prej institucioneve të ngritura posaçërsith për të rregulluar marrëdhëniet punëdhënës dhe punëmarrës. Por mënyra si funksionon, stafi i reduktuar ndoshta edhe ndikime të tjera, bëjnë që ndihmesa që ai jep të të mos funksionojë.

Lexo edhe :  Një përgjigje të pandershmit Sali Berisha, për 2 prillin

Shqipëria ka një komitet të krijuar që në vitin 2000 që quhet Komiteti Trepalësh, Punëdhenësi-Punëmarrësi-Qeveria.

Është fakt i njohur që në pjesën më të madhe të kohës ai është dominuar nga oligarkë, dhe organizata biznesi që punojnë për interest e tyre të ngushta.

Shqipëria nuk ka sindikata, ka thjesht disa zinxhirë transmisioni të trashëguara që nga komunizmi dhe të keqpërdorura në demokraci, në një kohë kur sindikatat kanë rol të qënësishëm në Europën Perëndimore dhe vendet e zhvilluara demokratike./  S.M

Të fundit

Tuneli futuristik i Norvegjisë, më i thelli në botë, 26.7 km autostradë 390 metra nën det

Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nën det, në botë, një nga projektet më...

Analizë nga BBC: A do të kushtojnë më shtrenjtë iPhone-t për shkak të tarifave të Trump?

Pajisjet më të njohura në botë, telefonat, laptopët, tabletët, orët smart, mund të jenë shumë më të shtrenjta në SHBA. Shumë prej tyre janë prodhuar...

“Bloomberg”: Si po e ndikon Trump fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri

Kryeministri shqiptar Edi Rama e cilësoi Donald Trump si “të mirë për të gjithë”, duke e paraqitur trajtimin e ashpër të Presidentit ndaj aleatëve...

Zgjedhjet e 11 Majit/ OSBE: Ndërmerrni veprime për të luftuar krimet zgjedhore

Ditën e sotme, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme organizuan një tryezë teknike me synimin forcimin e kapaciteteve për hetimin dhe...

Agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ në banesën e drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan!

Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion në Elbasan. Burime bëjnë me dije se agjentët kanë zbarkuar në...

Lajme të tjera

Web TV