BE arrin marrëveshjen për reformën e ligjeve për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorët nga 27 vendet e BE arritën marrëveshjen për reformën e emigracionit në Bruksel pasi Italia dhe Gjermania gjetën një zgjidhje në minutën e fundit, pas konflikteve.

Qëllimi i BE-së është që reformat e ngecura prej kohësh të bëhen ligj përpara zgjedhjeve europiane në qershorin e ardhshëm.

“Sot kemi arritur një hap të madh përpara në një çështje kritike për të ardhmen e BE,” tha ministri i brendshëm i Spanjës Fernando Grande-Marlaska, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.

Nënkryetari i Komisionit Europian Margaritis Schinas e quajti  “hallka e fundit e munguar e planit” dhe u kërkoi shteteve dhe parlamentit të BE që tani të vazhdojnë me negociatat e stërzgjatura për ta bërë atë ligj.

“Koha po mbaron”, tha Schinas.

“Ne kemi nevojë që plani të miratohet para se europianët të dalin për të votuar.”

Cikli i ardhshëm në politikën e BE-së mund të shohë një ndryshim politik në parlament, duke pasur parasysh ngritjen e partive të krahut të djathtë në disa vende të BE-së.

Pasi të zbatohet, Pakti i ri për Migracionin dhe Azilin pritet të lehtësojë presionin mbi të ashtuquajturat vende të vijës së parë si Italia dhe Greqia. Vendet që kundërshtojnë pritjen e azilkërkuesve, mes tyre Polonia dhe Hungaria, do t’u kërkohet të paguajnë ata që pranojnë emigrantët./I.S

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV