Shkatërroi martesën për shkak të lidhjes me shërbyesen, Schwarzenegger tregon pengun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë të fundit, Arnold Schwarzenegger ka reflektuar mbi jetën e tij dhe ka zbuluar edhe pengun më të madh ndonjëherë për të. Schwarzenegger, i cili u bë i famshëm përmes bodybuilding dhe më pas Hollywood-it, përpara se të shërbente si Guvernator i Kalifornisë, ka pranuar se ai shkatërroi marrëdhënien dhe lidhjen e tij me Maria Shriver.

Ai e pranon hapur se është një ngjarje që vazhdon ta ndjekë dhe bëhet fjalë për lidhjen jashtëmartesore që pati me shërbëtoren e tij, e cila përfundimisht shkatërroi martesën dhe familjen e tij.

Martesa e tij 25-vjeçare me Maria Shriver, një gazetare dhe mbesa e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, u cënua shumë nga veprimet e tij. Në vitin 2011, pasi la postin e tij guvernator, Schwarzenegger i rrëfeu Shriver-it për lidhjen me Mildred Baena, kujdestaren e shtëpisë së tyre, duke zbuluar se ai kishte bërë një fëmijë me të. Më shumë se një dekadë më vonë, ai ka reflektuar mbi këtë incident.

Ajo tha ‘Mirë, kjo është e gjithë situata’ dhe më pas vendosi të kërkonte të ndaheshim, kështu që ishte vendimi i saj.

Pavarësisht dhimbjes që shkaktoi, Schwarzenegger dhe Shriver ruajnë një lidhje unike, duke i dhënë përparësi mirëqenies së fëmijëve të tyre dhe duke vazhduar të komunikojnë për çështje të ndryshme familjare.

Ne gjithmonë e kemi bërë shumë të qartë se fëmijët nuk duhet të vuajnë për shkak të kësaj. Pra, gjithçka është njësoj sikur të jemi bashkë, por kemi jetë të ndara. Dhe ajo ka gjërat e saj, marrëdhënien e saj, unë kam timen, por ne gjithmonë komunikojmë për fëmijët, për festat, për ditëlindjet, festat e Ditës së Nënës dhe Krishtlindjet. Kapitulli im me Maria do të vazhdojë përgjithmonë. Edhe pse është një marrëdhënie ndryshe, nuk ka asnjë arsye që unë të ndjej diçka tjetër përveç dashurisë për të./E.Ç

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV