Dashnor Sula shkon me bukë në parlament/ Rritja e pensioneve e turpshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka shkuar ditën e sotme në Parlament me bukë me vete.

Jashtë ambienteve të Kuvendit, Sula ka folur për rritjen e pensioneve.

Ai tha se me rritjen prej 50 lekësh të reja në ditë nuk blihet as një gjysmë buke. Sipas tij, është e turpshme, duke nisur nga vetja, që ka atë rrogë.

Sula: Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë. Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë. Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë. Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm.
Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë. Sot në parlament do t’i ngremë këto shqetësime.

Qeveria miratoi më 28 shtator masën për indeksimin e pensioneve në normën 8.6%.

Nga 1 tetori të gjitha kategoritë e pensioneve, me 767 mijë përfitues do të marrin rritjen në zyrat e postës shqiptare. Qeveria gjithashtu ka konfirmuar bonusin e fundvitit për pensionistët në masën 5 000 lekë parashikuar në ligjin e buxhetit. Kjo i bashkëngjitet bonusit që qeveria dha në muajin prill.

Qeveria e ka detyrim ligjor indeksimin e pensioneve në normën mesatare vjetore. Vendimi i fundit përveç tre muajve të mbetur do të vazhdojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht parashikimeve për uljen e inflacionit. Indeksimi sipas përllogaritjeve nga INSTAT do të kompensojë të gjithë çmimet e rritura nga një vit më parë, ndërsa pensioni mesatar pritet të arrijë në 18 794 lekë. Nga buxheti për politikën sociale ndërkohë pritet të harxhohen 15.3 miliardë lekë më shumë deri vitin e ardhshëm.

Lexo edhe :  Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Ndërkohë skema e pensioneve ka njohur lajme pozitive, pasi në buxhet në 8 muajt e parë të këtij viti janë derdhur 17.6% më shumë taksa nga kontributet e pagave. Kjo si efekt i rritjes së pagave nga sektori publik dhe privat.

Ky nuk ishte i vetmi lajm, ndërsa kryeministri Rama në rrjete sociale bëri me dije se është miratuar edhe marrëveshja e sigurimeve shoqërore edhe me Zvicrën për bashkombasit atje, ndërsa pritet finalizimi edhe i asaj me Italinë së shpejti lajmëroi ai./e.t

Të fundit

Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të...

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Lajme të tjera

Web TV