Shtatori me temperatura me të larta, viti 2023 mund të jetë më i nxehti në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2023 do të mund të jetë më i nxehti në histori, sipas Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike, Copernicus. Shtatori më i nxehtë në gjithë botën, ndonjëherë, është regjistruar pas një vere me rekord temperaturash të larta, ka thënë Copernicus. Temperaturat në shtator, këtë vit, kanë qenë gjysmë grade më të larta sesa në shtatorët më të nxehtë në të kaluarën dhe pothuajse një gradë më të larta sesa shtatorët në periudhat 1991- 2020.

“Temperaturat e pashembullta në këtë shtator – që e pason një verë me temperatura rekorde, i kanë thyer të gjitha rekordet në shkallë të jashtëzakonshme”, ka thënë Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e agjencisë së BE-së. Temperaturat në vitin 2023 janë 1.4 gradë Celsius përtej temperaturave të epokës industriale, ka thënë Burges. Kjo shifër është vetëm 0.1 gradë më e vogël sesa synimi i bërë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, që parasheh kufizimin e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Akulli në Antarktik ka arritur në nivele historike të ulëta në shtator, duke mbuluar 9 për qind më pak territor sesa në periudhën 1991-2020. Gjetjet janë bazuar në analiza që përfshijnë miliarda të dhëna nga satelitët, anijet, aeroplanët dhe stacionet meteorologjike në gjithë botën./E.T

Të fundit

Parku Kombëtar i Vjosës/ Jo më depozitime mbetjesh buzë lumit

Në kuadër të projekteve për zhvillimin dhe mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Vjosës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela...

“Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ Dash Sula nuk i kursen demokratët

Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar sot në një emision, ku foli për ndarjen e tij nga Partia Demokratike por dhe për zhvillimet brenda...

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11 majit, për të gënjyer Departamentin...

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në...

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i...

Lajme të tjera

Web TV