Kryetari i Grupit të PD-së, kërkoi një mbledhje urgjente pak minuta para se të mbyllej seanca plenare në Kuvend për komisionin e reformës zgjedhore, kërkesë kjo që u refuzua nga mazhoranca.
Bardhi u shpreh sot në Report TV se ky komision i drejtuar dikur nga Enkelejd Alibeaj nuk e çoi përpara këtë kërkesë të opozitës, por është imediate.
‘Alibeaj ka qenë bashkëkryetar i këtij komisioni, ai duhet ta kishte çuar përpara punën por kjo s’ka shkuar përpara. Në mbledhje grupi, me një shumicë ne vendosëm të ndryshojmë edhe një pjesë të anëtarëve. Aty ka një absurd, se del aty psh ende Grida Duma.’- tha Bardhi./kb