E rëndë në Tiranë/ Foshnja 8-muajsh humb jetën në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë 8 muajsh ka humbur jetë rreth dy javë më parë në spitalin e fëmijëve në kryeqytet, teksa prindërit kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë.

Sipas burimeve, foshnja 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku ishte shtruar pas një problemi me zemrën.

Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Prindërit e foshnjës e kanë kallëzuar rastin në Prokurorinë e Shkodrës ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas spitali i Shkodrës e ka dërguar në Tiranë.

Në spitalin e fëmijëve në Tiranë, foshnja është intubuar, por nuk ia ka dalë.

Pas denoncimit të prindërve, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës./  S.M

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV