Fluturon” taksa për truallin e ndërtimit/ Sa do të paguajnë qytetarët me ligjin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë  më shumë taksë mbi truallin e ndërtimit për banesën e tyre.

Drafti i ri i qeverisë i hedhur për konsultim, i siguruar nga SCAN, jep shembuj konkretë të një barre tipike tatimore për një taksapagues për parcela toke për qëllim banimi në bashki të ndryshme duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për atë kategori.

Konkretisht, nëse do ti referohemi bashkisë më të madhe në vend, Tiranës, për kategorinë truall rezidencial me sipërfaqe 500 m2,  niveli aktual i taksës është 0.56 lekë/m2 në vit,  taksa që paguhet aktualisht është 280 lekë, çmimi për m2 vlerësohet në 26.073 lekë/m2, dhe vlera e taksueshme në këtë rast është 13 milionë lekë.

Me nivelin e taksës 0.1 për qind të propozuar,  taksa për tu paguar në të ardhmen është 13.036 lekë, ku gjysma paguhet vitin e parë dhe gjysma vitin e dytë. Siç shihet nga shifrat, taksa e aplikuar deri më tani ka qenë modeste dhe pa ndikim në të ardhurat buxhetore.

Për një truall rezidencial me sipërfaqe 500 m2 në Durrës,  niveli aktual i taksës është 0.56 lekë/m2 në vit,  taksa që paguhet aktualisht është 280 lekë, çmimi për m2 vlerësohet në 15.000 lekë/m2, dhe vlera e taksueshme në këtë rast është 7.5 milionë lekë.

Me nivelin e taksës 0.1 për qind të propozuar,  taksa për tu paguar në të ardhmen është 7500 lekë, ku gjysma paguhet vitin e parë dhe gjysma vitin e dytë.

Pra edhe në këtë rast, aplikimi i taksës mbi truallin është progresiv, sa më e lartë të jetë vlera aq më shumë do të paguajnë qytetarët. Sa më e vogël të jetë vlera e truallit për banim për m2 , aq më i ulët do të jetë detyrimi.

Lexo edhe :  “Ecim”, Rama për lirimin e hapësirave publike: Çarja e bllokadave vazhdon

Baza e taksës për truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi ose posedim të taksapaguesit.

Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë.

Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i truallit bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së truallit në posedim, pranë Bashkisë ku ndodhet trualli.

Sipas projektligjit, vendosja dhe mbledhja e taksës mbi parcelat, për kategoritë tokë bujqësore dhe truall, bëhet deri në datë 31 dhjetor 2027.//   S.M

Të fundit

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet...

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin ndaj Atletico Bilbaos, ku anglezët...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Lajme të tjera

Web TV