Muaji i divorceve/ Ja kur ndahen më shumë çiftet dhe zbuloni pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur një çift vendos që lidhja e tyre të ketë mbaruar, ajo ndodh pavarësisht nga periudha e vitit, megjithatë ka muaj të caktuar, sipas statistikave, kur divorcet pësojnë “bum”.

Sipas të dhënave të kompanisë ligjore FindLaw, është muaji mars, kur përqindja e përdoruesve që kërkojnë terma si “divorci, ligji familjar, kujdestaria e fëmijëve” rritet me 50% në faqen e saj.

Ndërsa mendimet për divorcin fillojnë më herët, dhe po ashtu edhe ndërmarrja e veprimeve të tilla si konsultimi me terapistin e një çifti në përpjekje për të shpëtuar martesën, shumë gra dhe burra e vonojnë vendimin”, siç shpjegon avokati Mark Ohnstad. Të mos harrojmë se pritshmëritë për festat e fundvitit duan që ne t’i kalojmë si familje.

Ekziston edhe një arsye tjetër pse normat e divorceve duket se rriten në muajt pas festave: një studim zbuloi se mes bashkëshortëve jobesnikë, 56% e burrave dhe 42% e grave e tradhtuan partnerin e tyre gjatë Krishtlindjeve.

Por ka edhe një arsye praktike pse dikush mund të vonojë përfundimin zyrtar të martesës së tyre: ndoshta ata vendosin që, nga pikëpamja tatimore, është në interesin e tyre të paraqesin një deklaratë të përbashkët të të ardhurave deri në fund të vitit, përpara se ajo të ndryshojë dhe çifti shkojnë në rrugë të ndara, dhe financiarisht./   S.M

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV