Shqiptarët po kursejnë apo para droge? Paradoksi i shifrave, depozitat rriten konsumi bie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat e raporteve financiare të Bankës së Shqipërisë dhe të dhënat periodike të INSTAT në lidhje me dy tregues kryesorë të ekonomisë tregojnë një paradoks të madh, të regjistruar të paktën në tre vitet e fundit.

Banka e Shqipërisë nga njëra anë tregon për rritje të depozitave dhe kursimeve të qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa INSTAT raporton për të tretin vit me radhë ulje të konsumit në terma realë. Paradoksi sugjeron dy fenomene.

I pari ose shqiptarët janë bërë më kursimtarë dhe kanë reduktuar shpenzimet dhe i dyti ose në sistemin bankar ka hyrje të parave me burime të dyshimta.

Sipas të historike të Bankës së Shqipërisë, depozitat në euro në vitin 2021 ishin rreth 5 miliardë. Këtë vit kanë kërcyer në 7.1 miliardë euro, me një rritje gati 50 për qind në dy vite.

Por, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me depozitat në lekë. Nga 2021 deri në 2023, kursimet në monedhën kombëtare kanë mbetur në stanjacion në rreth 550 miliardë, ose pak më shumë se 5 miliardë euro.

Konsumi nga ana tjetër, sipas të dhënave të INSTAT ka rënë nëse zhvishet nga inflacioni. Instat raportoi se vitin e kaluar konsumi u rrit me 4.5 për qind në krahasim me vitin 2021.

Por, për të njëjtin vit inflacioni ishte 6.7 për qind. Kjo do të thotë se në terma realë konsumi ka rënë me 2.2 për qind.

Shifra është 50 për qind më e lartë se rënia e konsumit në vitet 2020 dhe 2021./    S.M

Të fundit

Lajm i mrekullueshëm! Ja çfarë zbuluan gërmimet në kalanë e Gjirokastrës

Në gërmimet arkeologjike që po bëhen në kalanë e Gjirokastrës, zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të...

Barcelona “tund” shtatë herë rrjetën në miqësoren e dytë, Yamal shkëlqen me numrin 10

Barcelona ka zhvilluar miqësoren e dytë në turneun aziatik. Blaugranat kanë mposhtur me shifrat e thella 7-3 Seoulin. Sfida u zhbllokua nga Lewandowski në...

Fermerët kundërshtojnë direktivën e Ramës: Tendat i kemi në tokat tona!

Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë...

Goditja ndaj blegtorëve të vegjël: Jo ndihmë, por eliminim

Nga Alban Çakalli Sulmi ndaj blegtorëve të vegjël u bë në mënyrë të qëllimshme dhe të papritur. Synimi nuk ishte që ata të ndihmoheshin për...

“Luftë” brenda Real Madridit, dy talentet garojnë për numrin “9” të lënë nga Mbappe

Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme të qetë në dhomat e...

Lajme të tjera

Web TV