“Zgjedhorja” konflikton demokratët/ Berisha thot se nuk do e njohë reformën me Alibeajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e së enjtes, kur parlamenti duhet të votonte, deputetët e dy grupeve të bashkuara, të Bardhit dhe të Berishës, bllokuan seancën, duke u shpërndarë tek karriget e ministrave, të kryetares së Kuvendit dhe bllokuan Foltoren.

Kjo ndodhi mbas një debati të ashpër, mes Bashës e Bardhit dhe molla e sherrit është përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Berisha dhe Bardhi siç duket nuk e pranojnë në mënyrë kategorike Enkelejd Alibeajn e Bashës, të bashkëdrejtojë Komisionin për të bërë ligjin e ri zgjedhor dhe në karrigen e tij, duan të vendosin Oerd Bylykbashin dhe disa deputetë të tjerë të tyre. Berisha ka folur këtë të premte për këtë dhe paralajmëron se nuk do e njoh reformën, nëse atë e bën Lulzim Basha me Partinë Socialiste-në.

“Nuk mund të pranojmë një kryetar që cakton Edi Rama, por përgjegjësia do të bjerë mbi ata që e çojnë vendin drejt destabilizimit”.

Mazhoranca është përpara një zgjedhje për të bërë. Më parë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Cuci ka deklaruar se kërkesa e Gazment Bardhit, do të futet në votim në Parlament por kjo ende nuk ka ndodhur, çka shkakton përplajse dy javët e fundit mes demokratëve./I.S

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV