Krist Aliaj flet për vajzat shqiptare: Shiten shpejt …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-finalisti i spektaklit televiziv “BBV2”, Krist Aliaj, në një intervistë për revistën “Bordo”, ka treguar për jetën e tij personale, planet që ka për të ardhmen si dhe për mendimet që ka për vajzat shqiptare.

I pyetur se si u njoh me partneren ai është përgjigjur: “Ne u njohëm në një galeri në Petrelë. Ishte shumë spontane, ajo ishte pas meje dhe po drejtohej për te galeria, për ku isha nisur dhe unë. Aty filloi afrimi, kuptuam që nuk ishte thjesht një pëlqim i rastit.

Të paktën unë nga ana ime, e them me siguri që ajo që ndjeva ishte më shumë sesa një tërheqje e momentit. Që në shkëmbimin e fjalëve të para, mënyra sesi flisnim për jetën e për tema të ndryshme, u ndje rehatia dhe të përbashkëtat që ne kishim me njëri-tjetrin,- tha ai.

Më pas u pyet se sa rëndësi ka pamja e jashtme e një vajze për të

“Shumë! Fiziku flet për gjenetikën, për të kaluarën, të tashmen, të ardhmen dhe pasardhësit. Për mua ka rëndësi edhe mënyra si ajo e trajton fizikun e saj; si vishet, si i kreh flokët, parfumi që përdor, sa rëndësi i kushton lëkurës etj,” shtoi ai, duke nënkuptuar që këto kanë qenë gjërat e para që ka vënë re tek partnerja e tij.

Duke e lidhur me faktin që ai është rritur jashtë gazetarja e pyeti se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo në përgjithësi te vajzat në Shqipëri?

“E mbrojnë shumë feminilitetin, janë të investuara te mashkulli. Nuk më pëlqen që shiten shpejt për fasadë, japin veten për gjëra që mendojnë se janë të rëndësishme, por më vonë ato vetë e kuptojnë se nuk ishin aspak të tilla.

Lexo edhe :  Ermal Meta pas botimit të librit të ri: Kanuni? Ju tregoj se si ishte Shqipëria

Diçka tjetër që më ka bërë përshtypje te vajzat në Shqipëri, është që mendojnë më shumë në grup sesa individualisht”, përfundoi ai./   S.M

Të fundit

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Kosova i jep “shuplakë” me përmbysje Armenisë në “Fadil Vokrri”

Kosova ka dhuruar spektakël para tifozëve të saj në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar një fitore të thellë 5-2 ndaj Armenisë në një ndeshje...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, pika kufitare në Morinë shndërrohet në vend feste

Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së...

Lajme të tjera

Web TV