PS “hakmerret” ndaj PD-së, i përjashton tetë deputetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Etikës vendosi ditën e djeshme që të përjashtojë me 10 ditë 8 deputetët e PD-së, të cilët një ditë më parë penguan zhvillimin e seancës plenare në Kuvend si dhe miratimin e projektligjeve.

Pas kërkesës së Partisë Socialiste, sekretariati i Etikës, vetëm me votat e mazhorancës, ka përjashtuar për 10 ditë deputetët e PD-së Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës. Kërkesa e PS-së u firmos nga deputetët Etjen Xhafa, Bledi Çuçi, Toni Gogu dhe Arben Pëllumbi.

Ky reagim i opozitës erdhi pas refuzimit të Partisë Socialiste për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore që shkaktoi tensione në radhët e opozitës dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën.

Bllokimi i foltores dhe vendeve të ministrave në seancën e djeshme (6 shtator) bëri që Nikolla të shtynte votimin e projektligjeve të shqyrtuara në seancë, të cilat pritet të hidhen në votim seancën e radhës të enjten.

Deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin duke penguar zhvillimin e seancës plenare siç ishte parashikuar në rendin e ditës dhe për këtë deputetët socialistë kërkuan masë disiplinore.

Reagojnë deputetët

Saimir Korreshi anëtar i Komisionit të Etikës thotë se është njoftuar vetëm 50 minuta para se të mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë masë disiplinore ndaj deputetëve të PD-së të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit një ditë më parë.

Korreshi ironizon mazhorancën duke theksuar se ai nuk fle në Bllok e se i duhet një helikopter që të mbërrijë në kohë për mbledhjen. Për këtë vendim ka reaguar dhe Lefter Gështenja.

“Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi. S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën.  Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!”, tha Gështenja.

Lexo edhe :  Kokalari i kundërvihet Berishës: Nuk ta fal kurrë, na sakrifikoi për...

Çfarë ndodhi në Kuvend?

Seanca e djeshme plenare, 5 tetor 2023, nisi me një përballje në gjirin e demokratëve në orën 10:00 të paradites dhe u mbyll rreth orës 20:00 me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Ndërsa deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur mazhoranca refuzoi të votojë ndryshimet. Refuzimi për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore shkaktoi tensione që sollën anulimin e seancës.

Ndërsa bllokimi i foltores nga deputetët e opozitës bëri që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të shtynte votimin e projektligjeve të shqyrtuara në seancën e sotme në seancën plenare të radhës. Në një deklaratë për median jashtë Kuvendit,Gazment Bardhi tha se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e saj në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe akuzoi maxhorancën se po tenton të pengojë përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

“Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

Seanca e posaçme për Kosovën do të mbahet më 12 tetor ku veç miratimit të rezolutës së dakordësuar, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

 

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV