Basha me të rinjtë në Fier: PD e hapur për ta, t’u kthejmë besimin te politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditë ne tij në Fier e ka nisur me të rinjtë e këtij qyteti, me të cilët ka biseduar për të marrë mendimet dhe propozimet që ata kanë për ndryshimin e situatës.

Basha ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Sipas kreut demokrat, Partia Demokratike e Shqipërisë është e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të mundësuar ndryshimin që presin të gjithë.

“Mëngjes i bukur me rininë e Fierit, për të dëgjuar mendimet dhe propozimet e tyre mbi ndryshimet që ata kërkojnë që të bëhen pjesë e vendimmarrjes, që zëri i tyre të dëgjohet dhe ambiciet e tyre të mos shkelen nga mungesa e garës dhe meritokracisë.
Ata duan t’u jepen mundësi për të realizuar potencialin dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim, inkurajim të shpirtit të tyre sipërmarrës dhe një jetë më të mirë. Të jenë të lirë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, pranë familjarëve dhe miqve të tyre, e jo nëpër botë.

Angazhimi dhe përfshirja e të rinjve në jetën publike, nis duke u kthyer atyre besimin te politika. Ata do të jenë protagonistë kur modeli që ne do ofrojmë do jetë ai i një politike që u shërben njerëzve, e jo anti-modeli i ndërtuar mbi shantazhin, kërcënimin, baltosjen, korruptimin dhe kriminalizimin.
Partia Demokratike e Shqipërisë është e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të mundësuar ndryshimin që presin të gjithë”, deklaron Basha.

Të fundit

“Nëse më mobilizojnë me forcë, do të vras ​​veten”/ Rusia po rekruton me dhunë ushtarë

Rekrutimi i ushtarëve dhe detyrimi nga Rusia për të luftuar në anën e pushtuesit është krim lufte. DW foli...

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, humb jetë këmbësori! Arrestohet 57-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë–Fier. Viktima është një 77-vjeçar nga fshati Rrapëz, i...

Dyshohet se dhunuan 14-vjeçarin, hetohen penalisht 3 punonjësit e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas pretendimeve se një 14-vjeçar i shoqëruar në komisariatin e Tiranës nr. 1 është dhunuar. Deklarata zyrtare:...

Ancelotti nuk e fal talentin e Real Madridit: “Këtu nuk jemi në teatër”

Carlo Ancelotti analizoi fitoren e ngushtë të Real Madrid ndaj Getafes, falë një goli të Arda Güler, por nuk munguan tonet kritike ndaj disa...

Së shpejti dasmë; Cindy Marina zbulon sekretin e lidhjes me Genarin!

Cindy Marina ishte e ftuar së fundmi në “Miqtë e pasdites” në RTSH, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale. Në...

Lajme të tjera

Web TV