Evakuimi i shqiptarëve nga Izraeli, mes tyre dhe vajza e ministrit të Punëve të Brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është evakuuar nga Izraeli në Shqipëri të dielën në mbrëmje, raporton Kallxo.

Ajo ishte  në mesin e disa shtetasve të tjerë që u evakuuan mbëmjen e djeshme përmes një fluturimi nga Izraeli drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Izraeli ka shpallur të dielën zyrtarisht gjendje lufte, pas sulmeve nga Hamasi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të dielën në mbrëmje ka mbërritur aeroplani i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Sipas njoftimit, në të ishin 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut.“…të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’…”- thuhej në njoftim.

Ministria theksoi se në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, “ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.”/   S.M

Të fundit

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes...

E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

Nga ERVIN BAKU Një e Enjte zakonshme Korriku, por që do të mbahet mend gjatë. Tri fitore në një mbrëmje. Tri buzëqeshje europiane për futbollin...

Lajme të tjera

Web TV