Eksperti tregon problemet që do të sjellë në ekonominë shqiptare lufta Izrael-Palestinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në lindje mes Izraelit dhe Palestinës, mund të shkaktojë një krizë të re inflacioni. Menjëherë në tregjet ndërkombëtare ka nisur shtrenjtimi i energjisë elektrike, nga e cila preket edhe Shqipëria pasi po importon për të mbuluar vendin me furnizim.

“Zhvillimet e fundit në lindjen e Mesme nuk mund të mos e thellojnë ndikimin e këtyre zhvillimeve në ekonominë tonë, të shprehura kryesisht në rritjen e çmimeve të lëndëve të para të produkteve energjetike, por për rrjedhojë edhe në ngadalësimin e rritjes tonë ekonomike”, shprehet eksperti Zef Preçi.

Më datë 7 tetor kur nisën bombardimet e para, energjia në bursë ishte 71 euro një megavat, ndërsa sot çmimi ka kapërcyer në mbi 138 euro/megavati. Në momentet e kulmit të kërkesës çmimi do të arrijë 247 euro/megavati.

Për të shmangur goditjet nga krizat e tregjeve ndërkombëtare, eksperti i Ekonomisë Zef Preçi thotë se duhet investuar tek prodhimi vendas.

“Nxitja prodhimit vendas, që fillon me shtimin e sipërfaqes së mbjellë me drithëra, njëkohësisht ndërtimi i politikave që fusin në qarkullim ekonomik potencialet energjetike, në radhë të parë burimet e naftës që ka vendi. Duhet parë me përparësi. Është pozitive që disa investime po kryhen në energjinë diellore, dhe në atë të erës, por që do të kërkojnë kohë. Përgjigja më e mirë ndaj zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare është fokusimi në prodhimin vendas”, shprehet Preçi.
Pasiguria e shkaktuar nga lufta është reflektuar edhe tek çmimi i naftës bruto, ku një fuçi po shitet në 89 dollar, nga 84 dollar që ishte më 6 tetor.

Ky ndikim i menjëhershëm në bursë vjen për shkak se një pjesë e mirë vendeve të Lindjes së Mesme janë prodhuese të fuqishme të naftës./e.t

Lexo edhe :  Çështja "Meta", disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV