Fëmijët me ADHD duan që prindërit e tyre të dinë këto 4 gjëra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse fëmija juaj ka ADHD (çrregullimi i përqëndrimit dhe hiperaktiviteti), ju e dini se disa ditë janë më të vështira se të tjerat.

Disa fëmijë me këtë çrregullim kanë vështirësi me aftësinë për t’u përqendruar, organizuar dhe përmbushur qëllimet, aftësitë e nevojshme për të funksionuar në jetën e përditshme. Ata mund të flasin shumë, të ndërpresin të tjerët ose të bëjnë zhurmë në klasë; këto janë vetëm disa nga zakonet e tyre.

“E rëndësishme është që me kalimin e kohës, truri i fëmijëve me ADHD arrin zhvillimin normal strukturor,” thotë psikologia Sharon Saline. Fëmijët me ADHD shpesh ndihen të keqkuptuar, të gjykuar ose të turpëruar, por me mbështetje, ata mund të zhvillohen më së miri.

Këtu janë katër gjëra specifike që një fëmijë me ADHD dëshiron që prindërit apo njerëzit që i rrethojnë të dinë përpara se të reagojnë ndaj një situate apo sjelljeje të caktuar.

#1 Kur prindërit janë të mërzitur, edhe fëmijët mërziten

Kur ndodhin momente frustruese me fëmijën, prindërit fillojnë të menaxhojnë së pari ndjenjat e tyre. Veprimet fizike, ndoshta zëri më i lartë ose gjaknxehtësia, të gjitha ndikojnë për keq te fëmijët me ADHD. Kur ju mërziteni, edhe fëmijët mërziten.

#2 Fëmijët (dhe prindërit) kanë nevojë për dhembshuri

“Pyetni veten se si është të ecësh një ditë me këpucët e tyre,” thotë psikologia Saline. I takon prindërve t’i ndihmojnë ata të pranojnë tiparet e tyre.

#3 Fëmijët duan të marrin vendime

“Fëmijët me ADHD në të vërtetë nuk duan që t’u thuhet se çfarë të bëjnë,” thotë Saline. Ata kalojnë gjithë ditën duke dëgjuar udhëzime që nuk kanë domosdoshmërisht kuptim për trurin e tyre. “T’i detyrosh ata që t’i përmbahen sistemit tuaj organizativ është përpjekje e dështuar. Ndaj, lërini të marrin vetë disa vendime,” përfundon psikologia.

Lexo edhe :  Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

#4 Fëmijët ndihen krenarë kur prindërit i vlerësojnë sukseset e tyre

Fëmijët me ADHD duan prova me fjalë, edhe kur nuk ia dalin. “Ne duam që fëmijët të shohin përpjekjet e tyre, në mënyrë që të përmirësohen me kalimin e kohës,” thotë Saline./E.Ç

Të fundit

Rikthim i madh te “Portokallia”, aktori Bes Kallaku zgjedh shtëpinë që e rriti si artist

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 42-të,...

Rama, takim me fermerët në Berat: Mbështesim këdo ka nevojë, të rrisim eksportet

Kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me fermerët në Berat. Rama tha se qeveria do të mbështesë këdo që ka nevojë me...

Zhdukja e Jan Prengës| Dritan Rexhepi mohon akuzat: Isha në Ekuador!

Ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO Dritan Rexhepi lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. 45 vjeçari ka deklaruar para togave...

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

Fadi Alwan, babai i palestinezes Rayyan Alwan, të vrarë dy muaj më parë në Tiranë, është arrestuar në Liban. Ai akuzohet për vrasjen e së...

Vetëvendosja nuk ndryshon qëndrim, PDK nuk pranon të votojë Haxhiun si kryetare Kuvendi

Edhe këtë të mërkurë ka nisur seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës. Gazetarja Leonita Bajrami bën me dije se aktualisht me ftesë të kryesuesit...

Lajme të tjera

Web TV