“Je shembulli më i mirë se çfarë mundet të bëjë një femër”/ Kujt ia dedikon Mozzik fjalët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Mozzik ka shkruar fjalët më të bukura për këngëtaren e njohur dhe njëkohësisht të suksesshme, Dafinën.
Marjana Lila

Pavarësisht se Mozzik ka bërë bashkëpunime me shumë artiste të njohura dhe të suksesshme të skenës shqiptare, duket se vetëm njëra është e preferuara e reperit.

Ditën e sotme, këngëtari i njohur e ka thënë publikisht se cila është bashkëpunëtorja e tij e preferuar dhe bëhet fjalë për Dafina Zeqirin.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Mozzik ka shkruar fjalët më të bukura për këngëtaren e njohur dhe njëkohësisht të suksesshme, Dafinën.

“Edhe mendova, ta shkruaja apo mos ta shkruaja. Më ka rënë të punoj me shumë emra të estradës sonë, jashtë dhe në botë por nuk rri dot pa e përmendur që ti je më e mira“, fillon postimin e tij Mozzik.

“Eshtë njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit dhe mos të them që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë. Komplet energji, talent i pastër, pa urrejtje. Nuk e dëgjova ndonjëherë të flasë keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë, e vendosur për sukses, e dashur, e respektueshme”

“Një dashuri Duffy. Ti je shumbuli më i mirë se cfarë mundet të bëjë një femër”, përfundon dedikimin e bukur Mozzik, bashkangjitur një fotografie të Dafinës./e.t

"Ti je shembulli më i mirë se çfarë mundet të

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV