Investimet në bujqësi, 11 milionë euro për ujitjen dhe kullimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit përfshijnë të paktën 42 objekte me një vlerë rreth 11 milionë euro në tre vite.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural raportoi se në programin “Menaxhimi i Infrastrukturës së Kullimit dhe Ujitjes deri në gusht të këtij viti u realizuan 43.9 për qind e shpenzimeve të parashikuara.

Konkretisht sipas raportit kanë përfunduar punimet për mirëmbajtjen e objekteve të infrastrukturës së ujitjes, që ndikuan në sezonin ujitës të këtij viti, veçanërisht në bërjen funksional të kanaleve kryesor ujitës Peqin-Kavajë, që mbulon me ujitje bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë, kanaleve Naun Panxhi dhe Poilis Tudan, që mbulojnë me ujitje bashkinë Elbasan, si dhe veprat e marrjes së ujit për disa kanale kryesor ujitës në administrim të MBZHR (kanalet Mat-Lezhë, Mat-Kurbin në Lezhë e Kurbin, Vjose-Levan-Fier, në Fier, Degët Ujitëse me rezervuarin e Thanës në Lushnje etj).

Po kështu vazhdojnë punimet për pastrimin e rrjetit kryesore kullues, ku aktualisht janë realizuar rreth 80% e punimeve.

“Është mundësuar funksionimi normal i 27 hidrovoreve për kullimin e rreth 70,000 ha, ndërkohë, që po punohet për përfundimin e remonteve të hidrovoreve (të remonteve të zakonshme të elektropompave dhe pajisjeve elektrike të lëshimit dhe në vijim kolaudimi përfundimtar i tyre, për pasjen në gatishmëri të hidrovoreve në fillim të sezonit me reshje)” thuhet në dokument.

Lidhur me investimet ministria bën me dije se janë të paktën 42 objekte gjithsej në këtë program.

Kështu 15 objekte, me vlerë 483 milion lekë, janë në vazhdim nga viti 2022, nga të cilët, në 12 objekte kanë përfunduar punimet, ndërsa 3 objekte janë në proces dhe deri tani janë realizuar rreth 60% e punimeve civile.

Lexo edhe :  FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Ndërkohë 27 objekte janë të rinj, me vlerë 682 milion lekë, nga të cilët, 7 kanë të parashikuar të gjithë financimin brenda vitit 2023, ndërsa për 20 objekte të tjera, financimi shtrihet kryesisht në 2 vite 2023-2024.

Nga totali i objekteve të rinj, për 22 objekte janë lidhur kontratat, ku në 12 prej tyre realizimi mesatar i punimeve është rreth 50%, ndërsa 5 objekte të tjera, në fazën e vlerësimit të ofertave./Monitor

Të fundit

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

Në Spanjë po vihet re një përshkallëzim i vërtetë në luftën kundër terrorizmit xhihadist. Shifrat janë alarmante. Vetëm gjatë...

“Kur të flas unë…” Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar në qendrën e paraburgimit në...

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim për demokracinë. Presidenti deklaroi se...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Lajme të tjera

Web TV