Turqia e gatshme të dërgojë ndihma humanitare në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia është e gatshme të dërgojë ndihma humanitare për palestinezët e prekur nga konflikti në Gaza, njoftoi sot një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes turke. Megjithatë, ai theksoi se është shumë e vështirë të ofrohet kjo ndihmë në rrethanat aktuale.

“Situata në rajon është komplekse. Në rrethanat aktuale është shumë e vështirë të ofrohet ndihma atje. Por forcat e armatosura turke janë të gatshme të kryejnë misionin që u është caktuar për të ofruar ndihma atje”, tha zyrtari.

Egjipti bën presion për përmbajtje

Ndërkohë, nevoja për të siguruar rregullsinë e shërbimeve të ndihmave humanitare për palestinezët në Gaza u theksua nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në një bisedë telefonike që pati me kryeministrin britanik Rishi Sunak, tha presidenca egjiptiane në një deklaratë të sotme.

Në komunikimin që të dy burrat patën, presidenti egjiptian informoi Sunakun për “përpjekjet e vazhdueshme të Egjiptit për të bërë presion për qetësi dhe përmbajtje absolute në mënyrë që të shmanget gjakderdhja, çmimi i së cilës do të paguhet nga më shumë të pafajshëm dhe efektet e të cilave do të përhapen në të gjithë botën dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Gaza nën rrethim të plotë

Sulmet ajrore izraelite dhe rrethimi i plotë i Gazës kanë ngritur shqetësime në Egjipt, i cili kufizohet me pjesën jugore të enklavës palestineze dhe kontrollon pikën kryesore të daljes për 2.3 milionë banorët që jetojnë atje.

Egjipti ka thënë se dëshiron të lehtësojë dërgimin e ndihmave humanitare përmes kalimit Rafah, por gjithashtu ka theksuar kundërshtimin e tij për të detyruar banorët e Gazës të kalojnë atë kufi.

Izraeli, i cili është hakmarrë për sulmin e përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit, njoftoi sot se derisa të lirohen të gjithë pengjet e tij nuk do të ketë lehtësim të bllokadës totale të Gazës./I.S

Të fundit

“Lideri i PS është vetëm Rama! Nano ka qenë pazarexhi, e ndihmoi Meta…”

Botuesi i gazetës "Koha jonë", Nikollë Lesi, është shprehur për Euronews Albania se Partia Socialiste ka vetëm një lider...

Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord mbi tremijë e nëntëqindetridhjetedy dollarë...

57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për...

“Izraeli nuk ka guxim, nga pas fshihet SHBA”

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Si mund të përgjigjet Irani pas superbombave?

Nga Andrea Nicastro, Corriere della Sera Duke përdorur bombardues të rëndë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka zgjedhur rrugën e ndjekur gjithmonë nga kryeministri izraelit...

Lajme të tjera

Web TV