“Diell dhe temperatura tipike vere”/ Meteorologu zbulon surprizat e motit në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i kthjellët do të na shoqërojë edhe në fundjavë. Meteorologu Hakil Osmani thekson se vranësirat do të jenë prezente në zonat malore, kryesisht gjatë mbrëmjes së të dielës. Sa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet arrijnë në 26 gradë në zonat malore ndërsa në Ultësirën Perëndimore në 30 gradë.

Edhe rajoni do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme të motit dhe të temperaturave të larta.

Meteorologu theksoi gjithashtu se në Kosovë maksimumet do të ngjiten në 27 gradë celcius, në Maqedoninë e Veriut deri në 29 gradë ndërsa në Mal të Zi nga 29 deri në 32 gradë celcius.

“Parashikohet që gjatë kësaj fundjave, maksimumet në territorin shqiptar, në Ultësirën Perëndimore, të jenë nga 29 në 30 gradë celcius ndërsa në zonat malore jo më shumë se 26 gradë celcius.

Temperaturat në orët e para të mëngjesit do të jenë shumë më pranë vlerave normale sa i përket Tetorit, pasi do t’i kemi nga 9-11 gradë celcius në qytetet e zonave malore ndërsa në Ultësirën Perëndimore do t’i kemi nga 13-17 gradë.

Sa i përket kushteve të motit, gjatë kësaj fundjave do të kemi intervale të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë gjatë paraditeve ndërsa pasditeve do të sjellin kalime të pakta vranësirash, të cilat më prezente do të jenë në zonat malore dhe kryesisht gjatë mbrëmjes të së dielës.

Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të kenë temperatura të larta. Në Kosovë maksimumet do të ngjiten në 27 gradë, në Maqedoni deri në 29 gradë Celcius ndërsa në Mal të Zi nga 29 deri në 32 gradë celcius.”, u shpreh Osmani./   S.M

Të fundit

Armina Mevlani del publikisht krah vjehrrit të saj, blogerja bën thirrje për ndryshim

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila është njëherësh edhe partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qëndruar...

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E kemi fjalën për Rudina Hajdarin, që ndonëse disi më e...

Fansja kërcënon me padi 10 milionë dollarëshe: Receta e Meghan Markle më dogji trupin

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë...

Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete!

Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të vjetër. Por shpesh Ministria...

PS e Vlorës i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit deri më 21:00!

Gara e çiklizmit “Giro D’Italia” që po mbahet për herë të parë edhe në Shqipëri, parashikon një plan masash sigurie rrugore dhe rendi nga...

Lajme të tjera

Web TV