“Kambanë alarmi”/ Gazetari: Rama dhe Kurti duhet të uleshin bashkë në stadium

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Ben Andoni tha në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama duhet të ulej afër Albin Kurtit në stadium gjatë përballjes Shqipëri-Çeki.

Sipas tij, zonja Linda Rama duhej sakrifikuar në mënyrë që të ishte homologu kosovar ai që të ulej krah kryeministrit shqiptar.

“Unë besoj që një protokoll mund të sakrifikohej gruaja e kryeministrit shqiptar thjesht për të qenë zoti Kurti. Unë isha në stadium dhe po të ndiqnit retorikën dhe frymën nacionaliste që ishte brenda në stadium e tregon realisht që ndarja jonë është shumë e thellë.

Kjo është tamam një kambanë alarmi dhe mua s’më duhet as retorika e zotit Rama që kjo retorikë zë shumë vend sepse njerëzit që ka përballë janë më shumë nacionalistë kokë bosh, ashtu siç është dhe zoti Rama në shumë momente, që nuk e njeh fare Kosovën, më vjen keq ta them, paçka sasisë së informacionit të madh që ka dhe ndërkohë dhe zoti Kurti i takon të bëjë disa hapa më normalë drejt Tiranës.

Ka ikur koha e protagonizmit, ne gjendemi përballë vështirësive shumë të mëdha të së ardhmes,” – u shpreh Andoni.

Kujtojmë se Albin Kurti shoqërohej nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari./   S.M

Të fundit

I njohur si “Peleja palestinez”, ish-sulmuesi i kombëtares vritet në një sulm në Gaza

Bota e sportit vajton një tjetër viktimë të gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza. Federata Palestineze e Futbollit (PFF) ka...

Rama publikon kronikën e “Franceinfo”/ Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e përshkruar si destinacionin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike...

Riparohet segmenti rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në rrjetet sociale përfundimin e punimeve për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor...

U shurdhuam nga zhurma digjitale. Ndaleni e do dëgjoni zërin e një demokracie në krizë

Politika po lufton për të përballuar ritmin e ndryshimit teknologjik – dhe kjo po prek secilin prej nesh Nga Rafael Behr Duke u kthyer nga pushimet,...

E konfirmon Kremlini: Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim në ditët në vijim. Lajmi është konfirmuar nga...

Lajme të tjera

Web TV