Makinat e vjetra dyndin rrugët e Shqipërisë, 262 mijë autovetura janë mbi 20-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

51.1% e autoveturave që qarkullojnë në Shqipëri janë me moshë 11-20 vite, pra mjete të prodhuara nga viti 2002-2011.

Sipas shifrave, kategoria e dytë ose 40,9% e totalit të makinave që qarkullojnë në vend, janë prodhuar përpara vitit 2002, pasi jetëgjatësia e tyre është mbi 20-vjeçare. Në Shqipëri janë të regjistruara 639.379 autovetura gjithsej ku mbi 262 mijë janë me vit prodhimi përpara vitit 2002, kurse mbi 326 mijë mjete janë të prodhuara në harkun kohor 2002-2011.

Për të frenuar futjen e makinave të vjetra dhe të përdorura në vend DPSHTRR, ka vendosur që prej 1 janarit të këtij viti të mos hyjnë në vend makina të prodhuara përpara vitit 2007.

Më pas janë makinat me jetëgjatësi 6 deri 10 vjeçare, që zënë 5.5% të totalit, kurse makinat e reja me vit prodhimi nga 2017-ta, është vetëm 2.5% e totalit të autoveturave që përdoren në vend. Shumica e mjeteve janë me kambio manuale dhe me konsum naftë./e.t

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV