Mbrojtja e konsumatorëve nga ndryshimet ligjore te rritja e kontrollit/Ja strategjia e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një strategji e re 7-vjeçare me fokus mbrojtjen e konsumatorit parashikon marrjen e një sërë masave që synojnë përmirësime ligjore, rritje të kontrollit dhe ndërgjegjësim të bizneseve për të ofruar cilësi dhe siguri.

Ministria e Financave publikoi këtë të premte strategjinë për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut 2023-2030 e cila përfshin një numër të madh institucionesh që kanë në objekt të punës së tyre pikërisht këtë fushë.

“Garantimi i funksionimit efektiv të një tregu konkurrues, ku mbrojtja dhe fuqizimi i konsumatorëve, si dhe i operatorëve ekonomikë, sigurohet nëpërmjet përmirësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor, vendosjes së standardeve në çdo fushë, respektimit të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, edukimit të konsumatorëve e përfaqësuesve të shoqërisë civile në veçanti, bizneseve, në lidhje me të drejtat e konsumatorëve, si dhe rritjes së bashkëpunimit ndërmjet strukturave kompetente dhe aktorëve të tjerë kryesorë” thuhet në qëllimin e strategjisë.

Ky dokument parashikon disa shtylla ku së pari siguria e produkteve ushqimore dhe e produkteve jo-ushqimore.

Referuar kësaj synohet vendosja në treg vetëm e produkteve të sigurta dhe në konformitet me kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm, duke përfshirë edhe produktet e shitura/tregtuara online, për të siguruar një nivel të lartë sigurie të mbrojtjes së konsumatorëve, mbështetur në mbikëqyrjen efektive të tregut, si dhe në një infrastrukturë efektive të cilësisë, sipas praktikave më të mira evropiane.

Në shtyllën e dytë përfshihen Çështje të mbrojtjes së konsumatorëve që nuk lidhen me aspektet e sigurisë.

Në këtë rast objektivi parashikon mbrojtje dhe promovim të interesave ekonomike të konsumatorëve, nëpërmjet përmirësimit të informacionit dhe transparencës së tij, mbi tregjet dhe të drejtat e konsumatorëve, mekanizmat efikase të dëmshpërblimit, mbi promovimin e konsumit të qëndrueshëm, veçanërisht për karakteristikat specifike dhe ndikimin mjedisor të mallrave dhe shërbimeve; mbrojtjen e të drejtave gjatë blerjeve online në kontekstin e transformimit digjital.

Lexo edhe :  Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Në shtyllën e tretë përfshihet informimi dhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve dhe i subjekteve, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me të gjithë aktorët e tjerë ku parashikohet ndërgjegjësimi i konsumatorëve për të bërë zgjedhje ushqimore të sigurta dhe të shëndetshme.

Duke i dhënë një hapësirë edhe turizmit si një sektor në rritje të vazhdueshme e me një rekord historik këtë vit duke se strategjia ka dedikuar një pjesë të saj edhe për rritjen e sigurisë sa i takon kësaj fushe.

Kështu strategjia parashikon që sfidë në këtë sektor është përmirësimi i kuadrit ligjor, i cili do të ndikojnë marrëdhëniet të cilat do të ofrojë një mbrojtje më të madhe të të drejtave të turistit /konsumatorit dhe do të qartësojë detyrimet e operatorëve ekonomikë.

Po kështu informimi i turistëve/ konsumatorëve mbi të drejtat e tyre në fushën e turizmit si dhe monitorimi i cilësisë së shërbimit turistik mbetet një sfidë për të përmirësuar shërbimin sipas standardeve të përcaktuara ligjore./ Monitor  /  S.M

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV