Rrugët/ ARRSH 33.5 mln euro për segmentet Qafë Bualli-Martanesh dhe Elbasan-Qafë Thanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procedura e parë është ajo me objekt kontrate “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë (Faza III)” me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe e dyta “Sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh” me një fond limit pak më shumë se 1 miliard lekë.

TIRANË- Dy procedura prokurimi që përfshijnë investime në infrastrukturë u çelën këtë të premte nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Procedura e parë është ajo me objekt kontrate “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë (Faza III)” me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe e dyta “Sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh” me një fond limit pak më shumë se 1 miliard lekë.

Të dyja procedurat kanë një vlerë prej 3.58 miliardë lekë apo 33.5 milionë euro. Kontrata e parë e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë është vijim i projektit tashmë të nisur prej kohësh dhe për të cilin punimet në terren kanë avancuar sikurse është bërë me dije gjatë inspektimeve të zhvilluara në terren nga Ministria e Infrastrukturës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Po këtë të premte janë hapur edhe dy procedura të tjera që lidhen me mbikëqyrjen e punimeve për kontratën “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafe- Thanë (Faza III)” dhe “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafe- Thane (Faza IV)”. Çelja edhe e procedurës për mbikëqyrjen e fazës katër paralajmëron edhe nisjen e procedurës që lidhet me punimet civile për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza IV).

Projekti Elbasan-Qafë Thanë

Projekti i Elbasan-Qaftë Thanë është një nga akset më të rëndësishëm në vend për shkak se është pjesë e Korridorit 8 dhe ka një gjatësi mbi 50.1 kilometra. Në muajin gusht MIE pranoi se projekti ka ndryshuar pas negociatave me palën e Maqedonisë së Veriut dhe pika e re e daljes është afër Urës së Bushtricës. Aktualisht po punohet në Lotin 1 dhe Lotin 2 të gjatë përkatësisht 5 dhe 4.5 kilometra.

Lexo edhe :  Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Sa i takon fazës së tretë në dokumente nënvizohet se ai fillon në fshatin Labinot Fushë në km -0+120, pranë urës metalike mbi lumin Shkumbin dhe përfundon në km 11+140, fill pas urës së Murrashit.

“Pjese e këtij projekti janë edhe punime për asfaltimin e segmentit km 1+440 – 6+500 (Faza I e projekt-zbatimit) dhe segmentit km 6+500 – 10+340 (Faza II e projekt-zbatimit). Pothuajse e gjithë traseja rrugore zhvillohet në anën e djathtë të rrjedhës së Lumit Shkumbin” thuhet në dokument.

Projekti i Qafë Bualli-Martanesh

Sipas dokumenteve zona ku zhvillohet aksi rrugor Qafë Bualli – Martanesh [SH50], i përket Bashkisë Bulqizë dhe ka një gjatësi prej 16.5km si dhe shtrihet në një terren të theksuar malor.

“Kuota mbi nivelin e detit në Qafë Bualli është rreth 1000m, ndërsa nga pjesa e fundit e projektit, në qytetit e Krastës shkon deri në 1250m mbi nivelin e detin. Kjo rrugë lidh qytetin e Krastës dhe zonën e Martaneshit me qytetin e Bulqizës dhe me gjithë rrjetin rrugor nacional.

Rruga përbëhet nga 2 korsi të asfaltuara kalimi nga 3m secila, të cilat janë totalisht të amortizuara nga trafiku i mjeteve të tonazhit të lartë që frekuentojnë këtë aks rrugor”, thuhet në dokument./I.S

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV