Ministri i Brendshëm Balla merr pjesë në ceremoninë e 79-vjetorit të çlirimit të Fierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë sot në festimet përkujtimore për 79-vjetorin e ditës së çlirimit të Fierit.

Në fjalën e tij ministri Balla e vlerësoi këtë datë si një moment të rëndësishëm historik, jo vetëm për Fierin, por për gjithë luftën antifashiste nacional-çlirimtare, e paguar me gjakun e e dëshmorëve.

“Në këto 30 e kusur vite ka patur përpjekje për të hedhur baltë mbi këtë moment, nga politikanë apo lapsaxhinj, por e vërteta është se lufta antifashiste nacionale-çlirimtare mbetet një moment tepër i rëndësishëm, sepse Shqipëria ishte ndër të paktat vende që çliroi hapësirën e vetë përmes një luftë heroike të partizanëve shqiptarë”, u shpreh Balla.

I pyetur nga mediat për Samitin e datës 16 tetor që mbahet në Tiranë, ministri i Brendshëm tha se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart se sot, për shkak të pozicioneve të rëndësishme që ka marrë në arenën ndërkombëtare.

“Po përmbyllim 2 vite në Këshillin e Sigurimit në OKB, kemi patur Presidencën e OSBE. Është hera e parë që Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet jashtë vendeve të BE, e fakti që Shqipëria u zgjodh nuk është rastësi, por meritë e qeverisë shqiptare e kryeministrit Rama. Shqipëria renditet në pararojën e vendeve të BP, përsa i përket ecurisë drejt BE.

Jemi gati për të mbajtur konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE, ndërkohë që kemi përfunduar procesin ‘screening’ në një sërë grup kapitujsh”, nënvizoi ai.

Ministri kërkoi që edhe Bashkimi Europian t’u qëndrojë angazhimeve dhe ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në projekte zhvillimi dhe përshpejtojë rrugën e afrimit të këtyre vendeve me BE.

“Lajmi i mirë që vjen nga Samiti është që vendet e BP do të jenë pjesë e një sërë procesesh të rëndësishme të zhvillimit të kësaj hapësire që është gjeografikisht në Europë, por të jetë edhe politikisht përmes përshpejtimit të procesit të anëtarësimit.

Lexo edhe :  Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Konteksti gjeopolitik pas luftës në Ukrainë, apo edhe brenda BP pas situatës në veriun e Kosovës, sulme të cilat Shqipëria i ka dënuar ashpër, duhet të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit, si një zgjidhje për stabilitet në rajon.

Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe mbështet anëtarësimin e saj në BE dhe struktura të tjera euro-atlantike. Rruga e këtij procesi kalon përmes koordinimit të vazhdueshëm, të përditshëm, me vendet që e bënë të mundur pavarësimin e Kosovës.

Pa SHBA dhe BE ky proces nuk do kishte ndodhur”, deklaroi Balla./  S.M

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV