Në cilën moshë janë më të lumtur njerëzit në jetën e tyre?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar gjerësisht gjatë dekadave të fundit, por nuk ka ende një përgjigje përfundimtare.

Kohët e fundit një ekip hulumtuesish gjermanë ka hedhur dritë mbi këtë çështje në një përmbledhje gjithëpërfshirëse meta-analitike. Dikush do të mendonte se mosha në të cilën shumica e njerëzve janë më të lumtur është kur ata janë të rinj, duken fizikisht më mirë, janë të fuqishëm, kanë pak ose aspak paaftësi fizike, dhe kanë më shumë kohë për të jetuar.

Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Ruhrit në Bohum, që e bazuan studimin e tyre të gjatë në 443 mostra unike me gjithsej 460.902 pjesëmarrës, gjetën një përgjigje të ndryshme.

“Ne u fokusuam tek ndryshimet në 3 komponentë qendrorë të mirëqenies subjektive, kënaqësinë nga jeta, gjendjet emocionale pozitive dhe gjendjet emocionale negative”,- shpjegon psikologia Suzan Byker.

Kënaqësia mbi jetën bie midis moshës 9-16 vjeç

Gjetjet e studimit të fundit, treguan se kënaqësia nga jeta binte ndërmjet moshës 9-16 vjeç, dhe pastaj rritej paksa deri në moshën 70 vjeçare. Më pas u ulej sërish deri në moshën 96 vjeçare. Gjendjet emocionale pozitive, treguan një rënie të përgjithshme nga mosha 9-94 vjeç, ndërsa gjendjet emocionale negative u luhatën disi midis moshës 9-22 vjeç.

Më pas ato ranë deri në moshën 60 vjeçare, dhe më pas u rritën përsëri. Autorët e studimit identifikuan ndryshime më të mëdha mesatare në gjendjet emocionale pozitive dhe negative sesa tek kënaqësia mbi jetën. Në përgjithësi, studimi tregoi një prirje pozitive gjatë një periudhe të gjatë të jetës, nëse e analizojmë nga prizmi i kënaqësisë nga jeta dhe gjendjet emocionale negative.

Lexo edhe :  E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Hulumtuesit ia atribuojnë rënien e lehtë të kënaqësisë mbi jetën moshës 9-16 vjeçare, ndryshimeve në trupin dhe në jetën sociale që ndodhin gjatë periudhës së pubertetit. Kënaqësia rritet sërish që nga mosha e rritur e tutje. Ndjenjat pozitive priren të zvogëlohen nga fëmijëria deri në moshën madhore të vonë.

Në moshën e rritur shumë të shtyrë, priren të përkeqësohen dhe jo përmirësohen të gjithë komponentët e mirëqenies subjektive.

“Kjo mund të lidhet me faktin se tek njerëzit shumë të moshuar, bie performanca fizike, shpeshherë përkeqësohet shëndeti dhe zvogëlohen kontaktet sociale, kjo e fundit edhe sepse bashkëmoshatarët e tyre vdesin”- tha Byker.

Studimi e vë theksin tek nevoja për të marrë në konsideratë dhe promovuar mirëqenien subjektive, me komponentët e saj të ndryshëm gjatë gjithë jetëgjatësisë. Gjetjet e këtij studimi mund të ofrojnë udhëzime të rëndësishme për zhvillimin e programeve të ndërhyrjes, veçanërisht ato që synojnë ruajtjen ose përmirësimin e mirëqenies subjektive në fund të jetës./  S.M

Të fundit

Si u përgjua Veliaj në furgonin e Policisë së Burgjeve?

“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së...

FOTO/ Shteti që po fundoset nga rritja e nivelit të Oqeanit!

Nga Sara Gandolfi, Corriere della Sera Mbi 80 përqind e popullsisë së Tuvalusë, një komb i arkipelagut të Paqësorit, po kërkon një vizë të përhershme...

Rikthehet lejimi i lëngjeve pa kufizim në bagazhin e dorës drejt Italisë

Në aeroportet më të mëdha të Italisë, udhëtarët do të mund të mbajnë sërish në bagazhin e dorës, pa pasur nevojë t’i nxjerrin jashtë,...

Sekuestrohet vila në Durrës, dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit konfiskoi dy pasuri të përfituara nga veprimtaria kriminale. Bëhet...

Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi sot të mbajë të pandryshuara normat kryesore të interesit, duke lënë normën e interesit të depozitave në nivelin 2%,...

Lajme të tjera

Web TV