Të huajt plazh në tetor, Ksamili plot me turistë që shijojnë bregdetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesi i muajit tetor në jug të vendit po shoqërohet nga temperatura mbi 20 gradë celsius. Të favorizuar nga moti i mirë, të huajit nuk po i ndahen Ksamilit.

Pushues të huaj, kryesisht nga Spanja, zgjedhin bregdetin e Tre Ishujve, për ujëra të pastra, qetësi e çmimet e ulëta që ofron vjeshta.

“Më pëlqeu shumë pjesa e alpeve. Me pëlqen shume gjithë pamja që është këtu dhe mbi të gjitha qetësia…Kemi vizituar Syrin e Kaltër dhe ishte shume bukur, dhe kjo pjesë këtu në Ksamil më pëlqen për qetësinë që ka.

Pashë që njerëzit janë shumë të dashur, notuam, kemi qene në disa plazhe, dhe do ikim në Porto Palermo… Do e rekomandoj këtë vend, sepse çmimet janë shumë të mira si në çmime dhe në hotele dhe më pëlqen shumë çdo gjë këtu”, thotë një turist.

Për këtë turist tjetër spanjoll i mbërritur nga Bilbao, për një tur në Shqipëri, e veçanta e vendit tonë janë alpet në veri. Ditët e plazhit po i kalon në Ksamil, ku thotë se i pëlqen natyra, moti e gjithçka tjetër e qytezës bregdetare, përveç çmimeve të shezlongëve.

“Ajo që më pëlqeu më tepër janë alpet, në veri të vendit tuaj. Më pëlqen Ksamili por nuk më pëlqen fakti që plazhet janë private, më pëlqejnë të jenë të hapura si në Spanjë dhe nuk duhet të jenë shezlongë të shtrenjtë në çmim, ishte 10 euro për person”, thotë ai.

Ksamili i mbipopulluar gjatë verës, edhe në muajin tetor shënoi një prezencë turistike të konsiderueshme, me prenontime në strukturat akomoduese në masën 40%./   S.M

Të fundit

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama...

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi për 2 mln euro. Interi...

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

Lajme të tjera

Web TV