Detaje nga Samiti i Procesit të Berlinit/ Macron-it i akordohet titulli i veçantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në kryeqytet do të mbahen punimet e Samitit të Procesit të Berlinit, gjë që shënon herën e parë që një samit i tillë mbahet jashtë kufijve politikë të BE-së.

Gazetari Ergys Gjençaj ka raportuar se samiti do të nisë në orën 11:00, kur kryeministri Rama do të presë liderët që do të marrin pjesë në samit.

Ai zbuloi se pas pritjes, kryeministri Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidentja e KE Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, do të mbajnë një fjalim përshëndetës para nisjes së punimeve.

Sa i përket mungesës së Presidentit të Francës Emanuel Macron, u zbulua se ky i fundit do të mungojë në punimet e samitit për shkak të një ngjarjeje të rëndë në Francë, që e ka detyruar të shtyjë vizitën e tij në Shqipëri me disa orë.

Macron pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth pasdites, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me kryeministrin Rama, i cili do t’i akordojë edhe një titull në nderim për aktet e tij për Shqipërinë./   S.M

Të fundit

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para...

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është kthyer në një guidë dixhitale....

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte...

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim...

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë...

Lajme të tjera

Web TV