Mitsotakis “kërcënon” nga Tirana: Shpresoj ta zgjidhim miqësisht çështjen “Beleri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme Tirana do të presë liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.

Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis sapo mbërriti në tapetin e kuq para kryeministrisë, foli për mediat ku nuk harroi çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të majit për shit-blerje votash.

Mitsotakis deklaroi se do të diskutojë me Ramën për Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht.

“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore,” tha Mitsotakis./e.t

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV