Përurohet Kolegji Europian/ Von Der Leyen: U deshën vetëm 9 muaj për ngritjen e kampusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen ka deklaruar gjatë përurimit të Kolegjit Europian në Tiranë se u deshën vetëm 9 muaj për ngritjen e kampusit. Ajo ka theksuar se në këtë kolegj do të vijnë studentë jo vetëm studentë nga Shqipëria, por nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe nga gjithë Bashkimi Europian.

Von der Leyen ka deklaruar se me këta studentë do të flasin për shndërrimin që ka pësuar Bashkimi Europian dhe do të hedhin themelet si udhëheqës të së ardhmes, ambasadorët e ardhshëm të idesë europiane.

“Faleminderit shumë që më keni mikëpritur në këtë qytet të mrekullueshëm. Zonja dhe zotërinj, vërtet në dhjetor të vitit të shkuar ju Edi na sollët këtë ide dhe thatë pse të mos ketë kolegji i Europës degën e vetë në Tiranë. Që nga ai moment unë thash çfarë ideje fantastike dhe na u deshën vetëm 9 muaj që të arrinim deri këtu dhe për arsye të rektores së mrekullueshme të Kolegjit të Europës. Po Federika, po mos të ishe ti, kjo gjë nuk do të ishte bërë e mundur. Faleminderit shumë për gjithçka që ke bërë. Ky është një moment shumë i veçantë për mua sepse përfaqëson Europën në momentet e saj më të mira. Në këtë kolegj të Europës këtu në Tiranë, ne do të kemi studentë nga Shqipëria, nga i gjithë Ballkani Perëndimor, nga gjithë BE. Do të flasim për shndërrimin që ka pësuar BE dhe do të hedhim themelet si udhëheqës të së ardhmes, ambasadorët e ardhshëm të idesë europiane. Ne të gjithë e dimë që ky kolegj do të jetë dega e tretë sepse të parin e kemi në Belgjikë, të dytin në Poloni dhe këtu kolegjin e tretë të Europës“, tha ndër të tjera Presidentja e Komisionit të BE./I.S

Të fundit

“Lavire” pse bënte detyrën/ Rama shpërthen: Dumanit shpatën ia dhamë ne

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në sistemin e drejtësisë, duke përmendur emrin e Prokurorit të Përgjithshëm Altin Dumani....

Shkencëtarët kanë gjetur ‘provën më të fortë’ të jetës në planetin e largët

Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja, por paraprake, se një botë e largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të jetë shtëpia e...

Më në fund do të votojmë!

Alban Daci Betejën time për të votuar ata që jetojnë jashtë e kam nisur që në vitin e largët tashmë të 2009! Në atë kohë,...

Komentuesi i tërheq vërejtje për veshjen/Rama: Po ça të duhet ty! S’po dal sot me pizhama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot rubrikën “Sy m’Sy”, ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve të rrjeteve...

Numri ‘ideal’ i fëmijëve që ndihmon gratë të ruajnë shëndetin mendor

Një studim i fundit pohon se ekziston një numër ‘ideal’ i fëmijëve se sa duhet të ketë një grua që të ruajë njëkohësisht dhe...

Lajme të tjera

Web TV